MЁNYRA E ABDESIT

 
Tė dashurit e Allahut janė dy grada PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e martė. 10 nėntor 2009


Kjo nënkupton  se kush përpiqet që të afrohet te Allahu me farze e pastaj me nafile, Allahu e afron atë dhe e ngritë...




Pejgamberi salall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:

“Nuk mund të afrohet robi Im tek Unë me diç më të dashur për Mua sesa me gjërat që e kam obliguar atë.”

Në këtë hadith përmendet se të dashurit e Allahut janë dy grada:

Grada e parë: Ata që i afrohen Atij duke kryer obligimet, kjo është grada e mesatarëve (muktesidinëve), dhe kryerja e obligimeve është puna më e mirë.

Umer ibnë Hatabi radijall-llahu anhu ka thënë:
“Puna më e mirë është kryerja e asaj që Allahu e ka obliguar, ruajtja nga ajo që e ka ndaluar Allahu dhe qëllimi i sinqertë për atë që është te Allahu i Lartësuar.”

Obligimi më i madh trupor që të afron tek Allahu është:
a) Namazi, siç thotë Allahu i Lartësuar:
“Vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të.” [el-Alek, 19].

Muslimi shënon hadithin nga Ebu Hurejra radijall-llahu anhu se i Dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: 
 “Robi është më afër Zotit të tij kur është në sexhde.”

Abdullah ibn Mes’udi thotë:
“Lënia e namazit është mosfalja në kohën e vet, e nëse ata e kanë lënë, atëherë janë kafirë”. (Tefsir Et-Taberi)

Grada e dytë: Grada e të përparuarve dhe të afruarve, ata janë të cilët iu afruan Allahut të Lartësuar pas kryerjes së obligimeve duke u përpjekur me punë të mira vullnetare dhe duke e ndalur veten prej gjërave të imta të urrejtura. Kjo, për njeriun e bën të detyrueshme dashurinë e Allahut të Lartësuar.

Allahu i Lartësuar në Kur’an thotë:
“O ju që besuat! Kush largohet prej jush nga feja e vet (i bën dëm vetes) s’ka dyshim se All-llahu do ta sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve, që lufton në rrugën e All-llahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Kjo (cilësi e atij populli) është dhuratë e All-llahut që i jep atij që do. All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm.” [el-Maide, 54].

Prej nafileve (nafile që në vete përmbajnë obligime, me fjalë të tjera ato nafile që kryhen pas kryerjes së obligimeve, ngase quhen nafile sepse ato u shtohen obligimeve) më të mëdha me të cilat njeriu afrohet tek Allahu është:
a) Leximi i shumtë i Kur’anit, dëgjimi i tij duke e kuptuar dhe medituar.
Shokët e Muhamedit a.s e kanë lexuar Kur'anin dhe e kanë mësuar leximin e tij me vëmendje.

Ibn Tejjmija
është burgosë, është e izoluar prej Kur'anit por ka thënë, Kuranin e kam në xhoksin tim dhe e kam lexuar me dhjetra herë në burg, deri kur ka ndërruar jetë duke lexuar ajetin " Të devotshmit janë në xhenete të larta dhe të afërt tek sunduesi i tyre."

Kjo nënkupton  se kush përpiqet që të afrohet te Allahu me farze e pastaj me nafile, Allahu e afron atë dhe e ngritë atë nga grada e imanit në gradën e ihsanit, dhe ai e adhuron Allahun me përqëndrim dhe ndjenjën e mbikëqyrjes sikur ta shohë Atë, dhe zemra e tij mbushet me njohjen e Allahut dhe dashurinë për Të, madhështimin e Tij, frikën prej Tij, prehjen tek Ai, mallin për Të derisa të bëhet kjo njohje që është në zemrën e tij shikim me syrin e zemrës. Kur njeriu arrin këtë gradë, atëherë ai nuk flet përpos me dhikrin e Allahut. Nëse flet, flet me Allahun, nëse dëgjon, dëgjon me Të, nëse shikon, shikon me Të dhe nëse punon diç me dorën e tij, punon me Të.” 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.