Shkruar nga Albana
|
e hėnė. 09 nėntor 2009 |
Nevojiten: 250 gr.keksa (bevita), 250 gr.keksa të bluar, 1 çokollatë për gatim, 1 margarinë, 250 gr.sheqer pluhur, 100 gr.arra, 150 gr.arra të bluara, 1 ve, 3 shllaga, 100 ml.qumësht, 250 ml.koka-kolë.
Përgatitja: Në një tenxhere e shkrijmë margarinën mbi zjarr, duke e përzier me mikser, shtojmë sheqerin, koka-kolën dhe çokollatën, e largojmë nga zjarri i shtojmë vezën, arrat dhe keksat e bluar duke i përzier vazhdimisht me mikser. Marrim keksat i lagim me lëng të gazua, i rendisim në formë katërkëndëshi, i lyejmë me masën e përgatitur më parë, i rendisim dy rende një mbi një. E lëmë në frigorifer që të forcohet. Përgatisim shllagun e bardhë, me të e lyejmë tërë sipërfaqen e tortës dhe çokollatë të imtësuar në rende. Servohet me kafe turke. |