MЁNYRA E ABDESIT

 
Margaritar nga Ibnul-Kajjim el-Xheuzijje PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Ibnul-Kajjim el-Xheuzijje   
e hėnė. 09 nėntor 2009

Sa pranë Mëshirës së Allahut që është ky gjynahqar dhe sa pranë Zemërimit të Allahut që është ky mendjemadh!    




Ibnul-Kajjim (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

”Ndoshta ajo çfarë kishte për qëllim ai, mund të jetë që kritika që ti po i bën vëllait tënd për gjynahun e tij është një gjynah akoma më i madh sesa gjynahu i tij, ngase ajo do të thotë se ti ndihesh kryelartë me bindjen tënde, mburresh me të dhe pretendon se je i pastër nga gjynahu, kurse vëllai yt ka rënë në gjynah. Por mundet që ndjenja e tij e përuljes për shkak të gjynahut që bëri dhe asaj çfarë i ndodhi, si dhe përulësia dhe nënshtrimi i tij duke menduar për veten se është i ulët, duke u distancuar nga pretendimi i devotshmërisë, duke u distancuar nga arroganca dhe pëlqimi i vetvetes, qëndrimi kokëulur para Allahut dhe me shikim të ulur e zemër të copëtuar - mundet që e gjithë kjo të jetë shumë herë më e mirë për të sesa ndjenja e krenarisë që ke ti për bindjen tënde, duke menduar se ti po bën më shumë vepra të mira, kështu që ti je i rëndësishëm.

Sa pranë Mëshirës së Allahut që është ky gjynahqar dhe sa pranë Zemërimit të Allahut që është ky mendjemadh! Një gjynah që të shpie në përulësi është më i dashur tek Ai sesa një ibadet i cili e mbush robin me mendjemadhësi. Nëse ti flen gjatë gjithë natës dhe zgjohesh me ndjenjën e keqardhjes (që nuk fale namaz nate), ajo mund të jetë shumë herë më e mirë sesa sikur të faleshe gjatë gjithë natës dhe pastaj kur të çoheshe në mëngjes të të hynte vetja në qejf. Ngase veprat e atij të cilit i pëlqen vetja nuk janë të pranuara. Ndoshta e qeshura jote ndërkohë që i pranon gabimet e tua është më e mirë sesa të qarit me devotshmëri, ndërkohë që të ka kapluar mendjemadhësia. Rënkimi i gjynahqarëve është më i dashur tek Allahu sesa dhikri (tesbihu) që bën mendjemadhi. Mundet që nga ky gjynah Allahu do të bëjë atë që të pijë ilaçin që do ta shërojë nga një sëmundje shkatërrimtare
nga e cila vuan edhe ti, por ti nuk e kupton atë. Allahu ka arsye për atë çfarë i bën qoftë atyre që janë të bindur, qoftë atyre që bëjnë gjynahe, të cilët nuk i njeh askush tjetër përveç Tij dhe nuk i kuptojnë veçse ata që janë mendjemprehtë dhe vetëm brenda kufijve të kuptimit njerëzor, e përveç kësaj ka arsye të tjera të cilat nuk i njohin as melekët fisnikë të cilët mbajnë shënimet.

Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: ”Nëse robëresha e ndonjërit prej jush bën zina, zbatoni masën ndëshkimore mbi të dhe mos e shani.”


Dhe Jusufi (alejhis-selam) tha:
 Asnjë qortim për ju këtë ditë.” [Jusuf, 92]

Ngaqë peshorja është në Dorë të Allahut dhe vendimi është i Tij. Çështja është që të zbatohet masa ndëshkimore (që ka vendosur Allahu) dhe jo të turpëroshë e të poshtëroshë. Askush nuk ndihet i sigurt nga ajo që është caktuar për ta dhe nga fuqia e caktimit të Tij, përveç se ata që janë injorantë në lidhje me Allahun.


                        Burimi: Medarixhus-Salikin, 1/177-178
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.