MЁNYRA E ABDESIT

 
Nuk mund tė vazhdoj me namaz... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 09 nėntor 2009
Pyetje:

Selam Alejkum!

Jam 21 vjeçare e martuar dhe kam një vajzë te vogël 2 vjeçare.
Si familje jena mirë, por kam nje problem në namaz besoj shumë në Allhun xheleshanuhu por nuk mund kur të bëj një namaz të regullt. Qysh kur isha e pa martuar kam bërë namaz po pas disa javësh nuk mundesha të vazhdoj me namaz, të njëtin problem e kam edhe tash
sa filloj të falem për 2-3 javë shkon shumë mirë kam vullnet për namaz, por mas 2-3 jave nuk mund të vazhdoj më tutje, pse e kam këtë problem?

Ju lutem më tregoni pse e kam këtë problem, se shumë besoj në Allah.
Pres përgjigjen tuaj.


Përgjigje:

Alejkum selam ve Rahmetullah!

Motër, nuk ka dyshim se për shejtanin falja e namazit është gjë e vështirë dhe mundohet që njeriun ta pengon maksimalisht nga të praktikuarit e namazit. Në këtë rrafsh do të ishte e logjikshme që një myslimane kur fillon ta falë namazin, në fillimin e saj të gjejë probleme, cytje, pengesa etj., në të praktikuarit e namazit.

Ajo që duhet ta keni parasysh në vazhdimësi është vazhdueshmëria e juaj dhe mos-ndërprerja asnjë moment e namazit dhe në këtë mënyrë do të arrinit ta mundni çdo ligësi dhe të triumfoni me besimin dhe përkushtimin tuaj ndaj Allahut kundër çdo armiku të Tij.

Për më gjerësisht lexo linkun e mëposhtëm:

http://pertymoter.net//index.php?option=com_content&task=view&id=1952&Itemid=30

Si dhe linkun:

http://pertymoter.net//index.php?option=com_content&task=view&id=2060&Itemid=30

Allahu e di më së miri!



                                                             Muhamed Dërmaku
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.