MЁNYRA E ABDESIT

 
Ruaje gjuhėn tėnde PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e mėrkurė. 04 nėntor 2009
Për këtë dijetarët e kanë llogaritur përgojimin prej mëkateve të madha.

 



Allahu na tërheq vërejtjen që mos të përgojojmë: “Dhe mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i Allahut, e Allahu është Mëshirues, Ai pranon shumë pendimin.”

Pra,  Allahu nafrikëson dhe na tërheq vërejtjen për përgojimin, duke e krahasuar atë me ngrënien e mishit të vëllait tënd të vdekur. Një gjë të tillë asnjë njeri i mençur nuk mund ta bëjë, të hajë mishin e vëllait të tij të

Definicionin e përgojimit e ka përkufizuar më së miri i Dërguari i Allahut kur thotë: “T’ia përmendësh vëllaut tndë atë që e urren.” Kanë thënë dijetarët, qoftë ajo në moralin e tij, krijimin e tij, mendjen e tij, në fëmijët  e tij. Çdo gjë që njeriu e urren, ai është përgojim.

Pastaj, dijetarët i kanë përjashtuar disa gjëra që nuk konsiderohen përgojim. P.sh.: nëse një gruaje i bëhet zullum dhe ajo vjen tek babai i saj dhe përmend gjëra që burri i saj i urren të përmenden, por kësaj vajze i bëhet zullum, atëherë kanë thënë dijetarët se lejohet kjo vajzë që t’ia përmendë babit të saj, nëse ai ka mundësi që ta largojë këtë zullum prej saj dhe raste të ngjashme.

Transmeton Ebu Hurejre radijaAll-llahu anhu se ka thenë Resulull-llahu alejhisselam: ”Kushdo që beson All-llahun dhe Ditën e Gjykimit, ateherë le të flas mirë ose le të heshtë.” (Buhariu)

Një ditë, Pejgamberi ishte duke ecur  dhe me të ishin dy njerëz dhe Pejgamberi i dëgjoi duke përgojuar. Pastaj kaloi pranë një  gomari të ngordhur me erë shumë të keqe dhe pyeti: “Ku është filani edhe filani?” Thanë: “Ja këtu, o i Dërguari i Allahut.” Ju tha Pejgamberi: “Zbritni dhe hani prej kësaj ngordhësire.” I thanë: “O i Dërguari i Allahut, e kush ha prej kësaj?!” Tha Pejgamberi: “Ajo që thatë për vëllaun tuaj më herët është më e rëndë se kjo ngordhësirë.”

Një grua e Pejgamberit, në një rast kur Pejgamberi lavdëronte njërën prej grave të tij, i tha ajo: “Mjaft më me filanen se ajo është kështu edhe kështu.” D. m. th.: kishte për qëllim se ajo është e shkurtër. Pejgamberi i tha: “Vallahi, ke thënë një fjalë që sikur  të përzihet me ujin e detit, do ta kishte ndotur.”

Dikush përgojoi në prani të Sufjan ibn Husejnit dhe ky i thotë: - Pusho, ti a i ke sulmuar armiqtë e tu romak? Përgjigjet: Jo. - A i ke sulmuar armiqtë e tu persë? U përgjigj: Jo. - Ke lënë të qetë armiqtë e tu dhe nuk lenë të qetë vëllain tënd musliman?!



 

Përgojimi i ndonjë dijetari është më i rëndë se përgojimi i njerëzve të thjeshtë. Jo për shkak se ai është i shenjtë, por për shkak se  nëse përgojohet ai, atëherë i humb vlera në popull dhe nuk përfitojnë pastaj prej tij.

Dobitë e  ajetit te siperpermendur:

1. Urdhërimi për largimin e mendimit të keq.
2. Ndalimi i spiunimit.
3. Ndalesa për gibetin.
4. Largimi prej gibetit.
5. Përshkrimi i atij që përgojon me atë që e han mishin e vëllait të vet të vdekur.
6. Përgojimi është prej mëkateve të mëdha.
7. Vërtetimi i dy emrave të Allahut.
8. Nxitja në pendim, pasi që njeriu bën mëkat.
9. Nxitja në frikën ndaj Allahut dhe në ruajtjen e gjuhëve tona nga  gjërat e ndaluara. “Allahu nuk do publikimin e shprehjeve të këqija, përveç (publikimit) të atij që i është bërë padrejtë. Allahu është Dëgjues, i Dijshëm.”(Nisa 148)

Andaj nëse don ta ndalosh veten dhe gjuhen tënde, kujtoji ajetet kur’anore, hadithet dhe citatet e dijetarëve shekullor, padyshim do të jesh prej të shpëtuarve nga zjarri dhe poshtrimi në dunja, sepse All-llahu ka garantuar se do t’i poshtersoje të tillët duke treguar përmes të Dërguarit alejhisselam se: “… ai që vjen dhe të flet keq për dikë, dije se si ta kthen shpinën do të flas keq edhe për ty.”
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.