MЁNYRA E ABDESIT

 
Ai qė e don All-llahun e don edhe robin e Tij PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valbona Kelmendi   
e mėrkurė. 04 nėntor 2009
Pasi ta sigurojmë mirë këtë gjë morale, do ta duam njëri –tjetrin.







Dispozitat dhe rregullat islame e konsiderojnë individin pjesë të pandashme të qenies së popullit dhe element unik të trupit të umetit, i cili asnjëherë nuk shkëputet prej tij, dhe individi me dëshirë apo pa të, e merr pjesën e saj që shpërndahet në tërë trupin: prej ushqimit, zhvillimit dhe ndjenjave.

 Në interes të kësaj erdhi edhe udhëzimi hyjnor, ashtu që ai nuk iu drejtua vetëm individit me urdhër dhe ndalim, por këtu i përfshiu të gjithë njerëzit me edukim dhe udhëzim; pastaj prej institucioneve të cilat u jepen të gjithëve, individi dëgjon dhe i merr për këshillë.

Andaj, kur muslimani qëndron para All-llahut duke e lutur dhe kur i nënshtrohet Atij me lutje, adhurim, kjo nuk shqiptohet nga ai si rob i ndarë nga vëllezërit e vet, por si një palë nga turma unike e bashkuar, dhe thotë me tërë qenien e tij në shenjë lutje drejt Zotit: ”Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ti kërkojmë ndihmë! ( El-fatiha: 4).

All-llahu i Madhërishëm nuk i krijoi njerëzit që të ndahen e të përçahen, të urrehen e të shkatërrohen, të sulmohen e të korruptohen… Ai u shpalli atyre një fe, dhe u dërgoi një varg pejgamberësh që t’u prijnë të gjithë njerëzëve në një rrugë të drejtë dhe të vetme.
Mirëpo, ja që epshet e tërbuara u bënë shkak që të harrohet kjo porosi e ndershme, dhe njerëzit e injoruan nga injoranca e tyre thesarin e madh hyjnor, dhe çdo grup filloi t’i bëj lajka dhe t’i vë pusi tjetrit.

Është realitet se, kur ndahet dituria nga morali dhe nuk bashkohet me sinqeritetin, ajo shndërrohet në fatkeqësi për bartësit e saj dhe për njerëzit tjerë…
All-llahu i Lartësuar ka sqaruar se, pasimi i epshit dhe ndjekja e pasionit është sekret i  kësaj përçarjeje të gjerë.
Nuk ka dyshim se njeriu gjykon dhe vlerëson sipas natyrshmërisë shpirtërore të shpirtit të vet, andaj nuk zë vend dyshimi këtu se zemra e prishur e bën diturinë për trazira, e që bota edhe në të kaluarën po edhe sot, u dëmtua nga kjo dituri destruktive.

Botën në të cilën jetojmë sot, mund t’ia përgjasojmë një fushe lufte ku përplasen shumë ideologji, shumë pikëpamje, të drejta apo të gabuara, qoftë edhe perverse apo devijatore, të cilat përpiqen ta bëjnë të pranueshme vetveten. 

 Kjo botë e thinjur që bart në shpinë miliarda njerëz, ka filluar t’i vijë e ngushtë njeriut në gabzherr si fushë e luftës së tij të pangopur dhe ai (njeriu) orientohet kah triumfi i planetëve të tjerë.

Ne muslimanët duam apo s’duam, ndodhemi brenda kësaj lufte. Por, a e dimë se ndodhemi nën presionin e ‘muslimanëve” me emër, ndodhemi nën presionin e jomuslimanëve, nën presionin e perëndimorëve, mandej, ekonomisë, kulturës dhe politikave të ndryshme, dy armëve të frikshme të shekullit tonë.

Pra, përballë këtyre rrymave të fuqishme që kërkojnë të bëjnë leqe të egos dhe të dëshirave të njeriut, në të vërtetë të pastër për nga krijimi duke ia zbehur aspektin hyjnor, ne ende mundohemi me mish e shpirt që t’i ofrojmë një orientim në rrugën e drejtë dhe të pakthim, edhe pse ata veç tjerave na shfaqin luftë edhe në piktura madje edhe të çokollatave me pamje epshnxitëse, qofshin ato edhe për fëmijë.

Ndoshta nuk do të jetë e mundur të tregojmë gjerë e gjatë se çka duhet të bëjmë, por të themi idenë kryesore, parimin themelor se, neve na duhet një ashk i vërtetë i orientuar kah përjetësia, larg prej çdo përfitimi. Një ashk që i ngjan të parëve tanë, të cilët e lidhën fort të sotmen me të kaluarën, dhe mu me këtë t’i thërrasim të gjithë që të kyçen në të, dhe t’ia bëjmë me dije kësaj bote dhe pasionuesve të saj, se ne jemi lozë e atij brezi që për shekuj të tërë, në lindje e në perëndim, ka mbajtur gjallë Islamin në drejtësinë e vet, vërtetësinë e Islamit në vërtetësinë e vet.

Pra, ne duhet ndjekur atë karvanin e përjetësisë me një shpirt të zhvilluar pa dallim gjinie, që të ecim përpara drejt horizonteve të ndritshme. Ta fitojmë identitetin si umet i profetit Muhamed salallahu alejhi ve selem, dhe pasi ta sigurojmë mirë këtë gjë morale, do ta duam njëri –tjetrin.

Dhe, në punët tona të përbashkëta do t’i sillemi atij që kemi përballë, gjithmonë me respekt dhe dashuri, dhe t’i themi se ne ta duam të mirën dhe të ftojmë në të mirë, edhe pse je kundër, ngaqë ne e duam Zotin dhe i duam robërit e Tij. 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.