MЁNYRA E ABDESIT

 
Haxhi dhe porosia e tij PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e mėrkurė. 18 shtator 2013
  Porosia e tij është që të na përgatit neve për t’iu përgjigjur urdhrave të Allahut në jetën e përditshme.



Pyetja:
Tubimi i myslimanëve gjatë periudhës së Haxhit është dëshmi e mirë për unitetin e tyre. Pavarësisht nga dallimet e tyre në racë, ngjyrë dhe kulturë, ata mblidhen në një vend dhe kryejnë ritualet e njëjta duke shpresuar ta kënaqin Allahun dhe t’u falen mëkatet e tyre. Si munden myslimanët që ta shfrytëzojnë këtë rast të madh për ta kthyer unitetin e tyre të humbur?

Përgjigjja e dijetarit të njohur mysliman Sheikh Muhammad Iqbal Nadvi, drejtor dhe imam në qendrën islame "Al-Falah", Oakville, Ontario, Kanada:

Falënderimi i takon vetëm Allahut dhe lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të dërguarin e Tij.

Ju falënderoj për pyetjen tuaj e cila buron nga një zemër që ia ka frikën Allahut, përderisa e tregon angazhimin tënd për Haxhin, njërën nga pesë shtyllat e Islamit. I Dërguari (lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
"Islami është ngritur mbi pesë shtylla: dëshmia se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Tij, kryerja e namazit, dhënia e zekatit, kryerja e Haxhit në Shtëpinë e Shenjtë dhe agjërimi i muajit të Ramazant" (Buhariu)

Pa dyshim se Haxhi është obligim i cili bart një porosi të madhe dhe të rëndësishme e cila nuk kufizohet me kohën e kryerjes së tij, por fillon pas kthimit të haxhinjve. Ai rrënjos në neve ndjenjën e unitetit dhe bashkësisë dhe na ndihmon që ta largojmë nga zemrat tona çdo lloj të urrejtjes dhe armiqësisë ndaj vëllezërve dhe motrave tona dhe të mbajmë armiqësi vetëm ndaj shejtanit.

Kushtrimi "lebejke", të cilin e përsërisin haxhinjtë në Haxh, shfaq pothuaj konceptin më të mirë të Haxhit dhe porosinë e tij në mendjet tona. Porosia e tij është që të na përgatit neve për t’iu përgjigjur urdhrave të Allahut në jetën e përditshme. Ne duhet të besojmë se shkojmë në Haxh për një qëllim dhe duhet ta organizojmë veten që të punojmë së bashku për ta kryer atë.

Haxhi pra pasqyrohet me kryerjen e veprave së bashku; duke u kënaqur me ndryshimet që i kemi në ngjyrë, gjuhë, etj., duke ruajtur unitetin tonë dhe duke ndjekur porosinë dhe rrugën e Ibrahimit alejhi selam, i cili na bashkoi neve nën flamurin e tevhidit dhe pasimit të së vërtetës.

Ne s’mund ta arrijmë unitetin pa e lidhur veten me te vërtetën e cila na u shpall nga Allahu i Plotfuqishëm.


Marrë nga: www.islamonline.net
Përshtati nga anglishtja: Fexhrie Kaçiu

Azhornuar sė fundi ( e mėrkurė. 18 shtator 2013 )
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.