MЁNYRA E ABDESIT

 
A e kam tė ndaluar namazin nė ditėn e parė tė ciklit mujor? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e shtunė. 31 tetor 2009

Pyetje:

Selam alejkum!


Kur më vjen koha e ciklit mujor ditën e parë vetëm një herë kam gjakderdhje, vetëm sa për lajmërim dhe deri në mbrëmje apo të nesërmen nuk kam më gjakderdhje. A e kam të ndaluar faljen e namazit apo duhet me vazhdu deri sa të fillon gjakderdhja pandërprerë? Nëse keni mundësi një përgjegje më të shpejtë.
Allahu ju shpërbleftë për punën që jeni duke e bërë! Selam alejkum!

Përgjigje:

Alejkum selam ve rahmetullah!

Nëse krahas gjakderdhjes së parë, vëreni edhe shenjat e tjera të ciklit dhe thjesht është koha e të përmuajshmeve, atëherë duhet ta ndërprisni faljen e namazit dhe duhet t'i respektoni të gjitha kufizimet e tjera që janë për shkak të ciklit menstrual, edhe pse mund të keni ndërprerje në mes të ciklit. Pra konsiderohet si periudhë e të përmuajshmëve. Ky do të ishte mendimi më i saktë, edhe pse disa dijetarë mendojnë se nëse tërësisht vendi i gjakderdhjes është i terur për një gjysmë dite, duhet të pastrohet – të marrë gusël dhe ta falë namazin etj., e kur të fillojë përsëri, duhet ta ndërpresë.
Ky mendim nuk është gjithaq i favorizuar me argumente nga njëra anë si dhe kërkon që vendi i gjakderdhjes të jetë i tëri i tharë, përndryshe nëse kur preket me fashë apo pambuk vërehen shenja sado të vogla të vazhdimësisë së ciklit, konsiderohet cikël menstrual.

Allahu e di më së miri! 




                                        Muhamed Dërmaku

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.