Shkruar nga Mexhid Yvejsi
|
e martė. 09 tetor 2012 |
U nisën, po nisen Për të vizituar Qaben e Madhëruar... Allahun e Madhërojnë Përpara Tij nënshtrohen Përpara Tij pendohen.
Miliona haxhinj, Miliona dashuri, U nisën, po nisen Nga toka e nga deti Atje ku lindi Dielli Për të vizituar Vendin e Shenjtëruar Qaben e Madhëruar Meken e Bekuar Për të zbritur Në Medinen e Ndritur.
Miliona haxhinj Miliona dashuri Nga të dy gjinitë Po i lënë shtëpitë, Po i lënë foletë, Po i lënë atdhetë. Me mall, me lot, Por me shpirtin plot Veç për të Madhin Zot.
Miliona haxhinj Miliona dashuri Të bardhë e të zinj Të vjetër e të rinj Tekbire këndojnë Allahun e Madhërojnë Përpara Tij nënshtrohen Përpara Tij pendohen.
Haxhinjtë shqiptarë Me zemër të pastruar Me shpirt të lartësuar Kujtohen edhe për ne Që jemi në Atdhe: Luten për Kosovën, Luten për Çamërinë, Luten për Shqipërinë. |