MЁNYRA E ABDESIT

 
Gruaja e devotshme (14) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 21 tetor 2009

Ajo gjithmonë e koordinon kohën e saj sipas kategorisë së punëve që duhet të kryejë, duke i dhënë prioritet punëve më të rëndësishme dhe farzeve




Gruaja e devotshme i kushton një kujdes të veçantë kohës së saj dhe di se si ta koordinojë kohën. Ajo nuk e kalon kohën e saj në biseda përgojimi apo të kota për dynjanë (pasurinë e kësaj bote) apo në fjalë të kota. Bisedat e saj janë për përmendjen e Allahut apo për të përmirësuar gjendjen e njerëzve duke urdhëruar në të mirë dhe ndaluar nga e keqja, duke iu nënshtruar fjalëve të Allahut: “Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe përuljuni Atij para se t’u vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush t’ju ndihmojë. Dhe përmbajuni asaj më të mirës që u është shpallur nga Zoti juaj, para se t’ju vijë dënimi befas e ju të mos dini.” (Ez-Zumer 54-55)

Dhe ka thënë: “Përgjigjjuni thirrjes së Zotit tuaj para se të vijë një ditë, që Allahu nuk e kthen më (pasi ta ketë caktuar). Atë ditë ju nuk do të gjeni strehim dhe as nuk do të mund t’i mohoni (mëkatet).” (Esh-Shura 47)

Duke iu nënshtruar gjithashtu edhe fjalës së Pejgamberit salallahu alejhi ue selem, të cilën e transmeton Ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, ku Pejgamberi salallahu alejhi ue selem thotë: “Shfrytëzoj pesë gjëra para se të vijnë pesë të tjera: rininë tënde para pleqërisë, shëndetin tënd para se të sëmuresh, pasurinë tënde para se të të godasë varfëria dhe kohën e lirë para se të zihesh me ndonjë punë dhe (shfrytëzoje) jetën tënde para se të të godasë vdekja.” Ahmedi dhe Hakimi nr. 7846. Shejh Albani ka thënë se ky hadith është shih. Shih Sahih El Xhami 1/243 nr. 1077.

Gjithashtu gruaja e devotshme kujton fjalët e selefëve, të cilët për vlerën e kohës kanë folur shumë.
Hasan el Basriu ka thënë: “O biri i Ademit, ti je disa ditë të mbledhura; sa herë që kalon ndonjë ditë, të kalon një pjesë e jotja.
Kam takuar disa popuj, disa prej të cilëve ishin më koprracë ndaj kohës së tyre sesa ndaj pasurisë.”

Për të gjitha këto shkaqe, gruaja e devotshme ka kujdes të madh ndaj kohës së saj dhe nuk e kalon kohën e saj kot. Ajo gjithmonë e koordinon kohën e saj sipas kategorisë së punëve që duhet të kryejë, duke i dhënë prioritet punëve më të rëndësishme dhe farzeve para punëve të tjera, qofshin ato punë fetare apo punë të dynjasë. Në këtë mënyrë ajo nuk i anashkalon punët primare apo obligimet e saj.

Ndër fjalët që kanë ardhur nga fletët e Ibrahimit alejhi selam janë edhe këto fjalë: “Njeriu i mençur, të cilit mendja ende nuk i ka humbur, duhet ta ndajë kohën në katër pjesë: një kohë që të lusë Allahun dhe ta adhurojë Atë, një kohë që të ulet dhe të llogarisë veten e tij, një kohë që të mendojë dhe të vështrojë atë që ka krijuar Allahu dhe një kohë ta ndajë për nevojat e tij, si për ushqim dhe pije.”

Gruaja e devotshme është e sjellshme dhe e mençur. Ajo disi ta shfrytëzojë kohën e saj në adhurim ndaj Allahut, duke i kushtuar rëndësi kohëve ashtu siç na ka mësuar Allahu i Madhëruar, i Cili ka veçuar disa vende nga të tjerat apo disa çaste nga çastet e tjera, disa ditë nga ditët e tjera dhe disa muaj nga muajt e tjerë. Po ashtu ajo kujdeset për kohën e saj, që mos ta humbë atë duke shpresuar për jetë të gjatë apo duke pasur mendim të mirë për veten dhe për punën që është duke bërë në krahasim me gratë e tjera të këqija. Pikërisht për këtë shkak ajo nuk e humb kohën në gosti, përveç nëse përfiton aty nga dituria islame apo përmend Allahun, i këshillon gratë e tjera ose urdhëron në të mirë dhe ndalon nga e keqja.

 

Përktheu: Eroll Nesimi

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.