MЁNYRA E ABDESIT

 
Antitezat e jetės bashkėkohore II PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 19 tetor 2009
"Paaftësia e njohjes është njohja".




"Njeriu do ta sendërtojë lirinë e vërtetë dhe progresin e tij të plotë kur ta braktis plotësisht religjionin dhe religjiozitetin" - është ideja themelore e njeriut modern. Vallë, a nuk ia mundësoi shkenca të bëhet "i pjekur"?!

"Është dëshirë themelore e njeriut të bëhet zot i vetvetes", thotë Sartri, mendimtari më i njohur i drejtimit ateist të ekzistencializmit.

Krahas gjithë kësaj, as modernizimi i përgjithshëm nuk shkon në llogari të religjionit. Të jesh religjioz në kohën tonë do të thotë kryesisht të jesh njeri i çuditshëm apo i shenjtë, i prapambetur, i dëmshëm, më pak i rëndësishëm. Ndërkaq, në planin filozofik-shkencor, njeriu modern është më së pari imitues. Ai që mbi supin e vet mban kokën e huaj, kërkon logjikë dhe dëshmi racionale. E vërtetë dhe e pranueshme sipas pikëpamjes së tij është ajo që mund të argumentohet me anë të logjikës-shkencës.
Ai konsideron që shkenca moderne dhe filozofia e varrosën tashmë njëherë e përgjithmonë idenë mbi Zotin, dhe çka më këtu të kërkohet e të meditohet. Mirëpo, edhe shkenca, edhe filozofia e kanë plotësisht të qartë se me anë të mendjes s'mund të argumentohet e as të varroset ideja mbi Zotin dhe përgjithësisht çfarëdo e vërtetë religjioze. Në çka do të ngjante, sikur të thoshim se në mënyrë shkencore-filozofike do ta komentonim simfoninë e 5-të të Betovenit? Për filozofinë, aq më tepër, kjo nuk është e mundshme. Sepse, po të ofronte ajo përgjigje përfundimtare në pyetjet e njeriut për të vërtetat fetare, do të përgënjeshtronte vetveten, sepse filozofia është e mundshme vetëm derisa ekziston dyshimi dhe të pyeturit. Kurse feja nuk pyet, nuk dyshon, ajo urdhëron! Zoti i argumentuar në mënyrë filozofike nuk është Zot, siç nuk është e as që mundet "të varrosurit e idesë mbi Zotin".

Ebu Bekri (radijallahu anhu), i tejkaloi të gjitha duke thënë:
"Me Zotin tim e njoha Zotin tim, sepse po të mos ishte Zoti im nuk do ta njihja Zotin tim! - E si arrite ta njohësh? - e pyetën. "Paaftësia e njohjes është njohja".

Është shumë indiferente të thuash "ç'më intereson mua Zoti, ekziston ai apo jo, tek unë asgjë nuk ndryshon!" Meqë njeriu është këtu, ai është këtu me urdhrin, caktimin, vullnetin dhe mëshirën e dikujt. Ai që e krijoi duke i dhuruar jetën i dha edhe udhëzimin. Nëse ty nuk të intereson a ka Zot a s’ka, Zotit i "intereson"! Para shpirtit të shqetësuar të njerëzimit i lidhur me penjtë e materializmit, para shpirtit të vetëdijshëm për krizën e shpartallimit të vet, shfaqet Islami i cili i ofron qetësi shpirtit e kthjelltësi mendjes, para jetës që nuk mund të tejkalohet, por vetëm të kalohet.

Shkroi: Mërgime Fazliu

Marrë nga libri: "Temat islame"
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.