MЁNYRA E ABDESIT

 
Mė pėrkujtoni mua, Unė ju Pėrkujtoj juve PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 19 tetor 2009



O Zoti im, mi hap dyert e mëshirës Sate.







Falënderimi i takon Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë Ai, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç Allahut, që është Një dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij. Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit. Falënderimi i qoftë Allahut, që na ringjalli pasi na bëri të vdekur dhe tek Ai është tubimi. Falënderimi i qoftë Allahut, që ma mbrojti trupin tim, ma ktheu shpirtin tim dhe na mundësoi që ta përmend Atë…. I Madhëruar qofsh, na ruaj prej dënimit të zjarrit!

Zoti ynë, na i fal mëkatet tona dhe pas vdekjes na bashko me të mirët.

Zoti ynë,na jep atë që nëpërmjet të dërguarve të Tu na e premtove dhe mos na turpëro në Ditën e Kiametit; me të vërtet Ti je Ai që nuk e shkel premtimin.


O Zoti im,më bëj mua prej atyre që pendohen dhe më bëj prej atyre që pastrohen.


O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde që të mos shkoj në humbje (dalalet),e as dikush të mos më dërgojë në humbje; kërkoj mbrojtjen Tënde të mos rrëshqas (nga e vërteta) e as të bëj që dikush të rrëshqasë; kërkoj mbrojtjen Tënde, që të mos dëmtoj  askënd e as dikush të më dëmtojë mua; kërkoj mbrojtjen Tënde, që të mos sillem si injorant e as ndaj meje të sillet dikush si injorant.


O Zoti im,më jep dritë në zemrën time, në gjuhën time, në të dëgjuarit tim, në shikimin tim, më bëj dritë përmbi mua, edhe nën mua, nga ana ime e djathtë dhe nga ana ime e majtë, para dhe prapa!


O Zoti im, ma ndriço varrin tim dhe mi ndriço eshtrat e mia.

Kërkoj prej Allahut të Madhërishëm, me Fytyrën e Tij të ndershme dhe fuqinë e Tij të përhershme të më mbrojë prej shejtanit. O Zoti im, mi hap dyert e mëshirës Sate.


O Allahu im, jepi Muhamedit ndërmjetësim dhe nderim dhe ngrite atë në vendin e lavdishëm, të cilin ia ke premtuar!


Me të vërtet namazi im, kurbani im, jeta dhe vdekja ime janë vetëm për Allahun, Zotin e të gjitha botëve. O Zoti im, Ti je Sundimtar i çdo gjëje, s'ka të adhuruar përveç Teje, Ti je Zoti im dhe unë jam robëresha Jote. I kam bërë dëm (zullum) vetes dhe i pranoj mëkatet e mia, pra, mi fal të gjitha mëkatet, sepse mëkatet nuk i fal askush tjetër përveç Teje.


Më udhëzo mua tek morali më i mirë, sepse tek morali më i mirë nuk udhëzon askush tjetër përveç Teje dhe largoje nga unë sjelljen e keqe, sepse atë se largon askush tjetër përveç Teje;Ty të përgjigjem me respekt dhe me këtë jam i lumtur;e gjithë e mira është në duart e Tua, kurse e keqja s'ka vend te Ti (s'gjendet te Ti );me Ty mbrohem dhe te Ti kthehem.


I Lavdëruar dhe i Lartësuar je, kërkoj falje nga Ti dhe te Ti pendohem. Kërkoj mbrojtjen e Allahut prej shejtanit: nga mendjemadhësia e tij, pështyreve ( fjalëve) të tij dhe çmenduria e tij!


Ty të takon falënderimi; Ti je i vërtetë dhe premtimi Yt është i vërtetë, fjala Jote është e vërtetë, takimi Yt është i vërtetë, Xheneti është i vërtetë, Zjarri është i vërtetë, Pejgambertë janë të vërtetë, Muhamedi është i vërtetë, Kiameti është i vërtetë.


 Mi fal mëkatet e mia të mëparshmet dhe të tanishmet, ato që i kem bërë fshehurazi dhe haptazi! Ti je i Pari dhe Ti je i Fundit, s'ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç teje; Ti je Zoti im.


I Lartësuar qofsh , o Allah, Zoti ynë, Ty të takon falënderimi.


O Allah,më fal mua! O Zoti im, mi fal mua të gjitha mëkatet e mia, ato që janë pak dhe të tjerat që janë shumë, të parat dhe të fundit! 

 O Zoti im, të lutem me anë të kënaqësisë Sate të më mbrosh nga hidhërimi Yt dhe me faljen Tënde nga dënimi Yt. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga Ti, unë nuk mund të të madhëroj siç e meriton Ti;Ti je i Madhëruar ashtu siç e ke përshkruar Veten!


O Zoti im, më fal, më mëshiro, më udhëzo, më forco në fe, më jep shëndet, më jep furnizim. Përshëndetjet, namazet dhe të gjitha mirësitë i takojnë Allahut. Le të jetë paqja mbi ty o Pejgamber (i Zotit ), paqja le të jetë mbi të gjithë ne dhe mbi të gjithë robërit e mirë të Allahut!


O Zot, lartësoje Muhamedin, bashkëshortet e tij dhe pasardhësit e tij, siç i pate lartësuar familjen e Ibrahimit dhe bekoje Muhamedin, bashkëshortet e tij dhe pasardhësit e tij, siç i bekove familjen e Ibrahimit. Vërtetë Ti je i Lavdëruar dhe i Madhëruar!


O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde prej dënimit në varr dhe prej dënimit të xhehenemit, si dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga sprovat e jetës dhe të vdekjes, dhe nga e keqja e fitnes së Dexhalit!"


O Zot im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga mëkatet dhe nga borxhet (ndaj njerëzve). O Zoti im, më ndihmo të përmendi e të falënderoj dhe më mundëso që të adhuroj sa më mirë!


O Zoti im, kërkoj prej Teje Xhenetin dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga Zjarri!


O Zoti im, me diturinë Tënde mbi fshehtësitë dhe me fuqinë Tënde mbi krijesat, të lus të ma zgjatësh jetën përderisa Ti e din se ajo është më mirë për mua dhe të lutem ma jep vdekjen, atëherë kur e di se vdekja është më e mirë për mua!


Zoti im, më bë të frikësohem Ty, në vetmi dhe haptazi; Më bë që të flas të vërtetën kur jam e disponuar dhe kur jam e zemëruar, kërkoj që të jem e matur gjatë varfërisë dhe pasurisë, të lutem më jep begati të pashtershme, më jep lumturi të pafund, të lutem të më bësh të kënaqur me atë që më ke caktuar. Më jep jetë të qetë pas vdekjes, më mundëso kënaqësinë e shikimit të Fytyrës Tënde dhe mallëngjimin për takimin me Ty!

(Më le të gjallë dhe ma merr shpirtin) Pa vështirësi dhe pa sprova që devijojnë!


O Zoti im, na hijesho neve me hijeshinë e besimit dhe na bë udhëzues dhe udhërrëfyes për të tjerët!


O Zoti im, O Allah, duke dëshmuar se vërtetë Ti je Një dhe i Vetëm dhe Ti s'ke nevojë për askënd, Ti që s'ke lindur askënd, e as që nuk je lindur prej ndokujt, Ti që s'ke përngjasim me askënd, të lutem të mi falësh mëkatet, sepse vërtet Ti je Falës dhe Mëshirues!


O Zoti im, Ti je shpëtimi dhe prej Teje është shpëtimi, i Lartësuar qofsh Ti që je i Madhëruar dhe Fisnik.


O Zoti im,të lutem më jep dituri të dobishme  dhe furnizim të mirë dhe të lutem Të mi pranosh veprat e mia. O Zoti im, të mirat që po i takoj në mëngjes dhe mbrëmje, unë apo ndonjëri prej krijesave të Tua, të gjitha janë vetëm nga Ti që Je i pashoq; Ty të qoftë lavdërimi dhe falënderimi.


O Zoti im, më jep shëndet në trupin tim, O Zoti im, më jep shëndet në të dëgjuarit tim, O Zoti im, më jep shëndet në të pamurit tim!


O Zoti im, kërkoj që të më falësh dhe të më mbrosh në fenë time dhe në jetën time, ma mbro familjen dhe pasurinë time!


O Zoti im, mi mbulo të metat e mia dhe më jep siguri në çastet trishtuese!


Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve me barrë të rëndë siç i ngarkove ata para nesh!


O Zoti im, Ti krijove shpirtin tim dhe Ti më bën të vdes. Në dorën Tënde është jeta dhe vdekja ime. Nëse më jep jetë, më mbroj, e nëse më bën të vdes, mi fal mëkatet!


O Zoti im,më ruaj prej dënimit Tënd, ditën kur do t'i ringjallësh robërit e Tu. O Allah, Ti je i pari dhe para Teje nuk pati asgjë. Ti je i Fundit dhe pas Teje nuk mbetet asgjë. Ti je i Dukshmi dhe mbi Ty s'ka asgjë. Ti je i Padukshmi dhe nën Teje s'ka asgjë. Largoje nga ne borxhin dhe na shpëto prej varfërisë!


Falënderimi i qoftë Allahut që na jep të hamë dhe të pimë, na jep veshmbathje dhe na strehon. Sa ka të atillë, që nuk kanë as veshmbathje e as strehim.


O Zoti im, më bë mua prej atyre që Ti i ke udhëzuar dhe më bë prej atyre që Ti i ke falur, më bë prej të dashurve të Tu, më beko mua në atë që më ke dhënë dhe më mbro nga dënimi i asaj që Ti ke caktuar!


O Zot, vetëm Ty të adhurojmë, për Ty falemi dhe vetëm Ty të përulemi, tek Ti vijmë dhe shpejtojmë, shpresojmë në mëshirën Tënde dhe i frikësohemi dënimit Tënd.


O Zoti im, të lutem me çdo emër  me të cilin e ke emërtuar Veten Tënde, apo që ke zbritur  në librin Tënd, apo ia ke mësuar dikujt prej krijesave të Tua, apo që e ke mbajtur të fshehur në diturinë Tënde, bëje Kuranin pranverë të zemrës sime dhe dritë të gjoksit tim, heqje të pikëllimit dhe largim për dëshpërimin!


O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga brengat dhe dëshpërimi, nga paaftësia dhe dembelia, nga koprracia dhe frika, si dhe nga zhytja në borxhe dhe mposhtja prej njerëzve. O Zoti im, më bë mua që të më mjaftojë hallalli Yt kundrejt haramit dhe më bë të pasur me mirësitë e Tua, që të mos kërkoj prej tjetërkujt përveç Teje!


O Zoti im, fali të gjallët nga ne dhe të vdekurit, të pranishmit dhe ata në mungesë, të vegjlit dhe të mëdhenjtë, meshkujt dhe femrat. O Zot, atij ndër ne që i dhurove jetë udhëzoje (bëje) të jetojë në Islam, kurse atij që ia merr jetën, merrja duke qenë me iman!


O Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë  dhe në Ahiret dhe na ruaj prej dënimit të Zjarrit!


O Zoti im, më fal dhe më mëshiro mua dhe më bashkëngjit me shoqëruesit më të Lartë! 

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.