MЁNYRA E ABDESIT

 
Vlera e dhjetė ditėve tė para tė dhulhixhes PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Fexhrie Kaēiu   
e enjte. 03 tetor 2013

 Dita më e mirë në këto dhjetë ditë është dita e nëntë (dita e Arafatit). A do t’i lëmë këto ditë të na ikin ashtu siç na kanë ikur sa e sa raste të tilla pa përfituar prej tyre?!





Begatitë e Allahut ndaj robërve të Tij janë të mëdha e të

panumërta, siç thotë edhe Allahu në Kur’an:

 

“Nëse ju doni t’i numëroni begatitë e Allahut ndaj

jush, nuk do të mund t’i numëroni.” (Ibrahim: 34).

 

Prej këtyre begative të panumërta janë edhe periudha të

veçanta në të cilat njerëzit vepërmirë i shtojnë veprat e mira.

Prej këtyre periudhave janë edhe dhjetë ditët e para të

Dhylhixhes.

 

Dhyl-Hixhe është një nga 12 muajt e kalendarit

hënor. Quhet kështu sepse në të kryhen ritet e haxhit. 10

ditët e para të këtij muaji janë më të mira tek Allahu sesa

ditët e muajve të tjerë dhe pikërisht për këtë adhurimi në

këto ditë është më i dashur tek Allahu sesa në ditët e tjera

të vitit. Allahu është betuar në netët e këtyre dhjetë ditëve

në Kur’an dhe ka veçuar në betim ditën e nëntë të këtij muaji,

e cila është dita e Arafatit:

 

“Pasha agimin! Pasha dhjetë

netët! Pasha çiftin dhe pasha tekun.” (El-Fexhr: 1-3).

 

Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Nuk ka ditë në të cilën

veprat e mira janë më të dashura tek Allahu sesa në këto ditë

(10 ditët e para të Dhul Hixhes).” Të pranishmit e pyetën:

“O i Dërguari i Allahut! - “As xhihadi në rrugë të Allahut,

përveç nëse njeriu del me veten e tij dhe pasurinë e

tij e nuk kthehet me asgjë (nga kjo).” (Transmeton

Buhariu nga Ibn Abasi).

Rastet e tilla e thërrasin njeriun në pendim te Krijuesi,

Furnizuesi i Gjithësisë. Sepse sa më shumë të pendohemi

e të kthehemi tek Allahu i Madhëruar, aq më shumë do të

rregullohet gjendja jonë në këtë botë dhe në botën tjetër.

Allahu thotë në Kur’an:

 “O ju të cilët keni besuar! Pendohuni

tek Allahu me një pendim të sinqertë.” (Et - Tahrim: 8).

 

Pejgamberi, alejhi selam, kur është pyetur për agjërimin e

ditës së Arafatit ka thënë se agjërimi në këtë ditë shlyen

mëkatet e vitit të kaluar dhe të atij që vjen. (Transmeton

Muslimi nga Ebu Katade).

Mirëpo, sipas Imam Shafiut, haxhiu

nuk duhet të agjërojë ditën e Arafatit ngase ai duhet të jetë

më i fortë dhe më i zellshëm për të bërë dua në këtë ditë të

madhe në kodrën e Arafatit. Kjo bazohet në atë se edhe vetë

Muhamedi, alejhi selam, nuk e ka agjëruar ditën e Arafatit kur

ka qenë në haxh.

 

Çdo musliman duhet t’i shtojë adhurimet në këto ditë, si:

namazin nafile, agjërimin, sadakanë (dhënien lëmoshë), leximin

e Kur’anit, dhikrin (përmendjen e Allahut), lutjet e shumta etj..

Për këtë kemi një hadith të Muhamedit, alejhi selam, i cili

ka thënë:
“Mundohu të bësh sa më shumë sexhde, sepse

sa herë që ti bën sexhde, Allahu i Madhëruar të ngre një

gradë lart dhe ta fshin një gabim.” (Transmeton Muslimi).

Hafsa (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) tregon se i Dërguari

i Allahut, alejhi selam, katër gjëra nuk i linte kurrë: agjërimin

e ashuras (ditës së dhjetë të Muharremit), agjërimin në dhjetë

ditët e Dhulhixhes, agjërimin e tri ditëve të çdo muaji dhe faljen

e dy rekateve përpara sabahut. (Transmeton Ahmedi,

Ebu Davudi dhe Nesaiu).

 

I Dërguari i Allahut, alejhi selam, ka thënë, siç e transmeton

Tabaraniu dhe Ahmedi:
“Nuk ka ditë më të mëdha tek Allahu

i Madhëruar, e që Allahu t’i dojë veprat e mira në to më

shumë se në çdo kohë tjetër sesa dhjetëditëshi i Dhulhixhes,

prandaj bëni sa më shumë tehlil (La ilahe il Allah), tekbir

(Allahu ekber) dhe tahmid (Elhamdulilah).”

Ibn Tejmije ka thënë: “Dhjetë ditët e para të Dhulhixhes janë

më me vlerë sesa dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, ndërsa

dhjetë netët e fundit të Ramazanit janë më me vlerë sesa netët

e dhjetë ditëve të para të Dhulhixhes.”

 

E lusim Allahun e Lartësuar që të na bëjë prej atyre që e

adhurojnë gjithmonë Allahun me sinqeritet dhe i shtojnë

adhurimet dhe punët e mira në këto dhjetë ditë! E lusim

Allahun të na i falë gjynahet, të na udhëzojë në rrugë të

drejtë, të na pastrojë zemrat e të na pranojë veprat tona

të mira, sepse Ai është Dëgjuesi, Shikuesi, i Gjithëdituri.

Amin!

                                  
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.