MЁNYRA E ABDESIT

 
A prishet abdesi nėse i fol pėr dore burrit tė huaj? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e martė. 06 tetor 2009

Pyetje:

Selamun alejkum!

Desha ta di se a prishet abdesi nëse i foli për dore burrit të vajzës së mixhës se unë kam dëgjuar që prishet abdesi në këtë rast por ajo po më thotë se nuk prishet.
ALLAHU ju shpërbleftë! Selam alejkum!


Përgjigje:

Alejkum selam ve Rahmetullah!

Motër në këtë rast prishet rendi fetar, gjë që është më e madhe se sa abdesi, i cili mund të merret për një minutë me një litër ujë.

Ju burrin e kushërirës suaj nuk e keni asgjë, andaj ai konsiderohet i huaji për ju dhe nuk lejohet ndeja me të e vetmuar, as përshëndetja për dore etj. Ai mund të jetë shumë i sinqertë dhe shumë i ndershëm, por rendi fetar islam është më me prioritet të respektohet se sa mendimi i mirë për dikë.

Nëse ka ndodh një gjë e tillë me burrin e vajzës së mixhës apo ndonjë mashkull tjetër, sipas shumicës së dijetarëve abdesi nuk prishet, por të gjithë mendojnë se femra duhet të mos e përsërisë veprimin e tillë.

Allahu e di më së miri!



                                          Muhamed Dërmaku

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.