MЁNYRA E ABDESIT

 
Rreth ėndrrės pa ejakulim PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e martė. 06 tetor 2009

Pyetje:

Selam alejkum!
Jam duke agjëruar gjashtë ditët e muajit sheval ama një ditë mbas namazit të sabahut kam parë ëndërr, pa ejakulim, dhe nuk jam pastruar. A më është pranuar agjërimi apo duhet të agjëroj edhe një ditë shtesë?


Përgjigje:

Alejkum selam ve Rahmetullah!

Allahu jua pranoftë agjërimin e gjashtë ditëve të shevvalit dhe ju forcoftë për ibadete të tjera në mënyrë të vazhdueshme!

Derisa nuk keni parë shenja të ejakulimit, të cilat e obligojnë guslin atëherë kur shihen, nuk keni pasur obligim të pastroheni – të merrni gusël.

Padyshim se edhe agjërimi i asaj dite është në rregull, nëse i ka plotësuar edhe kushtet e tjera.
Allahu e di më së miri!



                                           Muhamed Dërmaku

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.