MЁNYRA E ABDESIT

 
Gruaja e devotshme (13) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e diel. 04 tetor 2009

Ajo i edukon fëmijët në mënyrë që t’u nënshtrohen urdhrave të Allahut...









Prej cilësive të gruas së devotshme është edhe kushtimi i rëndësisë së veçantë edukimit të fëmijëve me edukatë islame. Ajo nuk i edukon ata për syefaqësi, mirëpo synon të përgatisë një gjeneratë të devotshme, që do të përpiqet në rrugën e Allahut dhe do të mbajë flamurin e thirrjes islame.

Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.” (Et-Tahrim 6)

“Urdhëro familjen tënde të falë namaz dhe bëj durim duke i thirrur ata në namaz.”
(Ta Ha, 132)

Po ashtu, Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Burri është bari i familjes së tij dhe përgjegjës për familjen e tij, po ashtu edhe gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit të saj dhe përgjegjëse për shtëpinë e tij.” Buhariu 853, 2416 dhe Muslimi 1829.
Dhe shumë argumente të tjera, të cilat e obligojnë njeriun, e në veçanti femrën, që t’i edukojë fëmijët e saj.

Duke pasur parasysh se gruaja është përgjegjëse në shtëpinë e burrit të saj dhe nënë e fëmijëve të saj, e ka për detyrë që t’i edukojë fëmijët në frymën dhe edukatën islame, duke ua mësuar fenë islame sipas rregullave të Ehli Sunetit dhe duke ua mësuar akiden (besimin) e pastër, sjelljet e mira dhe moralin e lartë.

Sa i përket akides, ajo ua mëson kushtet e imanit dhe pesë kushtet e Islamit. Po ashtu, u mëson se si duhet të jetojnë me këto kushte dhe si t’i praktikojnë ato, i mëson fëmijët si të besojnë Allahun, melaiket e Tij, librat e Tij, Pejgamberët e Tij dhe gajbijatet (gjërat e fshehta) e tjera.

Ajo i edukon fëmijët në mënyrë që t’u nënshtrohen urdhrave të Allahut, të edukohen në mënyrë që ta falin namazin kur të mbushin shtatë vjeç dhe që të kapen pas librit të Allahut dhe ta praktikojnë atë.

Gjithashtu duhet të edukohen në ringjalljen e suneteve të Pejgamberit salallahu alejhi ue selem dhe se si t’i kuptojnë sunetet e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem me qëllim që të marrin shembull nga Pejgamberi salallahu alejhi ue selem e të ndërtojnë një personalitet islam dhe me këtë sjelljet e tyre dhe bindjet e tyre do të jenë më të qëndrueshme.

Sa i përket sjelljes së mirë, fëmijët duhen edukuar sipas metodave dhe rregullave të shëndosha. Ne do të cekim disa pika në bazë të të cilave duhet edukuar fëmija:
1. Duhen qortuar fëmijët që mos të pasojnë dikë qorrazi (pa argument dhe pa fakte).
2. Mos të zhytet në luks (mos të mësohet të jetojë një jetë luksoze).
3. Largimi nga argëtimet e ndaluara si kënga dhe muzika.
4. Mospërngjasimi i djemve me vajza dhe i vajzave me djem.
5. Të kushtuarit kujdes ndaj veshjes, që fëmija të edukohet në veshje islame qoftë djalë apo vajzë. Duhen edukuar fëmijët që mos të përzihen ndërmjet dy gjinive të ndryshme dhe të ulin shikimin e tyre.
6. Mosshkuarja në vende ku përdoret ndonjë haram apo ku kalohet koha kot.
Nëna duhet t’ua mësojë fëmijëve vlerën e moralit të lartë dhe sjelljes së mirë dhe çfarë vlere dhe shpërblimi do të ketë ai person i cili i ka sjelljet e mira dhe moral të lartë tek Allahu i Madhëruar në Ditën e Gjykimit.

Gjithashtu nëna duhet t’i edukojë fëmijët e saj që të jenë të pastër, të matur, trima, të mësohen që të ndihmojnë nevojtarët, t’i respektojnë më të vjetrit, të kenë sjellje të mira me të tjerët, të sillen butë me të varfrit, të mjerët dhe të sëmurët dhe në këtë mënyrë ata do ta mësojnë Islamin dhe do të jetojnë sipas tij.
 

Përktheu: Eroll Nesimi

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.