MЁNYRA E ABDESIT

 
Fushat e ndikimit tė shejtanit mbi robin PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Ibn Kajjim el-Xhevzije   
e enjte. 01 tetor 2009


Me të vërtetë nuk shpëton nga armiku i tij vetëm se ai që e njeh rrugën...

 






Allahu, subhanehu ve tela, me urtësinë e Tij, mbi robin e Tij i ka dhënë pushtet një armiku, i cili i njeh rrugët e shkatërrimit të tij, shkaqet e së keqes në të cilat e hedh, mjeshtër për to, ekspert dhe i kujdesur, i cili nuk e lëshon as kur është i zgjuar e as duke fjetur dhe i cili patjetër që provon ta marrë një nga këto të gjashta nga ai:

1)      Kjo është dëshira e tij më e madhe: ta pengojë atë nga dituria dhe besimi dhe kështu ta bëj nga pabesimtarët. E kur ta arrijë këtë largohet nga ai dhe pushon.

2)      Nëse nuk e arrin këtë dhe udhëzohet robi në Islam, atëherë përkujdeset që ta shtyej atë në pasimin e kufrit (mosbesimit), e ky është bidati (risia në fe). Kjo gjë është më e dashur për të sesa mëkati sepse njeriu pendohet nga mëkati, mirëpo nuk pendohet nga bidati sepse e sheh veten e tij në rrugë të drejtë.
3)      Nëse nuk mundet t’ia arrij kësaj, e shtyen atë në mëkatet e mëdha

4)      Nëse nuk mundet t’ia arrij as kësaj, e shtyen në mëkatet e vogla.

5)      Nëse nuk mundet t’ia arrij as kësaj, e preokupon me ndonjë punë që është më me pak vlerë se ndonjë punë tjetër, në mënyrë që t’ia vendosë një perde mes këtyre dyjave.

6)      Nëse as këtë nuk mundet ta arrijë, atëherë i jep pushtet ‘partisë’ së tij mbi të. I bëjnë keq, e shajnë, shpifin për të, e godasin me gjëra të mëdha (nga shpifjet) që ta mërzisin dhe t’ia preokupojnë zemrën e tij që të mos ketë vullnet, të mos mund të mirret me dituri dhe punë të tjera të mira.


Atëherë si është e mundur që të kujdeset njeriu kur nuk ka dituri për këto çështje, për armikun e tij dhe për atë që e mbron nga ai? Me të vërtetë nuk shpëton nga armiku i tij vetëm se ai që e njeh rrugën nga e cila vie ai, ushtrinë me të cilën kërkon ndihmë kundër tij, hyrjet dhe daljet e tij, mënyrën se si lufton dhe me çfarë lufton, me çfarë t’i shërojë plagët e veta dhe me çfarë ta përfitojë forcën për luftimin e tij dhe mbrojtjen nga ai...

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.