MЁNYRA E ABDESIT

 
Ēka pas RAMAZANIT? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e premte. 01 gusht 2014
 Ramazani ka shkuar, po ai që e ka adhuruar Allahun me plot bindje dhe pret shpërblim prej Tij le ta adhurojë ende Allahun se Ai është i gjallë dhe nuk vdes kurrë, është i pafillim e i pambarim.   
 


Ramazani është një muaj i bekuar, dhe po të pyetej secili prej nesh sigurisht se do të thoshte: "Ah sikur të zgjaste gjashtë muaj apo edhe një vit të plotë".

Emocione shumë të mira, një disponim i hatashëm, imani në shkallën më të lartë, angazhimi ynë në ibadete ka qenë i hatashëm, leximi i Kuranit ka qenë më në rregull, falja e namazit me xhemat, ngrënia e iftarit në kohën e caktuar, po ashtu edhe ngrënia e syfyrit, të gjitha këto e kanë bërë Ramazanin shumë interesant. Mirëpo tani Ramazani ka përfunduar. Ramazani nuk ka qenë synimi ynë. Nuk ka përfunduar feja me Ramazan, mirëpo thjesht Ramazani ka qenë një muaj i plotë që Allahu i Lartësuar e ka paraparë për besimtarët me qëllim që t'i freskojë, që t'i forcojë zemrat e tyre.

Motra, Ramazani kaloi dhe ai që e ka adhuruar Allahun vetëm në Ramazan apo e ka agjëruar Ramazanin vetëm për hatër të ndokujt e jo për hatër të Allahut le ta din mirë se Ramazani ka shkuar, po ai që e ka adhuruar Allahun me plot bindje dhe pret shpërblim prej Allahut le ta adhuron ende Allahun se Ai është i gjallë dhe nuk vdes kurrë, është i pafillim e i pambarim.  
    
Oj ti e cila ke bërë durim gjatë këtij muaji dhe je ruajtur prej harameve!
Oj ti e cila e shijove ëmbëlsinë e imanit-besimit!
Oj ti e cila nuk pritove për namaz dhe more abdes në të ftoftë dhe në vapë dhe s’e theve urdhrin!
Oj ti e cila i lexove fjalët e pastra të Allahut dhe u shërbeve me to në jetën tënde, mos e e humb shpresën te Allahu dhe mos i shkatërro veprat e tua të mira e t’u kthehesh mëkateve të mëparshme se padyshim Allahu është falës dhe fal shumë.

Ndoshta Allahu në këtë muaj ta ka pastruar fletën tënde të gjynaheve.
Ne duhet të kemi kujdes të madh që mos t’i rrënojmë këto vepra.

Të parët tanë muslimanë jetonin dhe ishin shumë të afërt me Ramazanin, por edhe pas mbarimit të tij e nderonin dhe e respektonin këtë traditë edhe pas mbarimit të këtij muaji duke vepruar vepra të mira, dhe i ruanin shkëndijat e ndritshme të këtij muaji duke mos iu larguar adhurimeve të Allahut por gjithmonë gjendeshin nën respektin dhe ibadetin e Tij, sepse ky ishte mesazhi dhe mësimi i muajit ramazan i cili la gjurmë të thella në zemrat e besimtarëve.

Allahu është i Gjallë, edhe adhurimi duhet të jetë i gjallë, derisa të vdesësh.  

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.