Shkruar nga Albana
|
e martė. 15 shtator 2009 |
Nevojiten: 800 gr.mish i bluar, 2 vezë të ziera, 2 qepë të reja, 200 gr.bizele, 200 gr.misër i zier, spec i kuq i shtypur, 3 karrota, 1 lugë vegetë, kripë, biber i zi,vaj. Përgatitja: Mishin e vendosim në një enë e përziejmë me bizele dhe misër, tërë masën e shtrijmë në folie alumini,mbi të qesim qepën e grirë imët, karrotat të grira në rende, të bardhët e vezëve të zier po ashtu të prerë imët, spec të kuq të shtypur, kripë,vegetë,biber të zi.Tërë masën e mbështjellim në formë rollate, e pjekim në tepsi katrore të lyer me vaj ku kemi shtuar ujë,në temperaturë 2000 G-30 min. Pasi të pjeket e heqim nga folia e prejmë në formë rrumbullake,e vendosim në enën për servim dhe e dekorojmë me fleta magdanozi dhe pjesë të gjata të karrotës. |