MЁNYRA E ABDESIT

 
GJELLĖ ME MISH PULE PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Albana   
e martė. 15 shtator 2009

Nevojiten:
1 kofshë pule,
150 gr.oriz,
magdanoz,
1 semino,
1 karrotë,
2 vezë,
1 qepë,
2 limona,
gjethe dafine,
1 kërcell purri,
vaj,
kripë,
biber i zi.


Përgatitja:
Në një tenxhere mesatare zihet kofsha me kripë dhe gjethe dafine, pasi të zihet e heqim kofshën ndërsa në ujin e mbetur shtojmë karrotën, seminon dhe qepën e prerë,zihen 10 min. Mishit ia heqim kockat dhe lëkurën, e prejmë në copa të vogla dhe e fusim në tenxhere, shtojmë edhe orizin dhe e ziejmë 10 min. Rrahim vezët iu shtojmë lëngun e limonit, magdanozin e prejmë imët dhe e hedhim në tenxhere(temperatura e zjarrit duhet të jetë e ulët që vezët mos të bëhen toptha,duke e përzier pandërprerë.) Edhe limonin tjetër e prejmë në rrathë e hudhim në tenxhere. Gjella e nxehtë servohet në enë të thellë porcelani.

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.