MЁNYRA E ABDESIT

 
A pranohet kurorėzimi pa praninė e babait tė vajzės? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e martė. 15 shtator 2009
Pyetje:

Selam alejkum!

Një pyetje lidhur me fejesën. A mund të kurorëzohesh në xhami por pa qenë babai i vajzës, a pranohet kjo? Dhe a është më mirë të martohemi në muajin shtator sipas fesë?
Zoti ju shpërbleftë!


Përgjigje:

Alejkum selam ve Rahmetullah!
Kurorëzimi mund të bëhet në xhami dhe është i plotfuqishëm edhe nëse nuk prezanton babai i vajzës. Me rëndësi është që babai i vajzës të jetë i pajtimit që vajza e tij të kurorëzohet me atë djalë, e nuk është vet prezantimi i tij. Nëse ai refuzon, pa marrë parasysh se është prezent apo jo babai, ta japë vajzën për atë djalë, që vajza kurorëzohet me të, atëherë ai kurorëzim është i pakonsideruar dhe i papranuar.
Martesa nuk ka lidhje se në cilin muaj kryhet. Çështja e martesës është e lirë dhe nuk kufizohet me ndonjë muaj të caktuar. Martesa ndalohet për haxhiun ditëve të haxhillëkut.

Allahu e di më së miri!



                                  Muhamed Dërmaku
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.