MЁNYRA E ABDESIT

 
A duhet tė falen namazet e lėna gjatė vitit nė natėn e Kadrit? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e martė. 15 shtator 2009
Pyetje:

Selam alejkum!
Desha të pyes për natën e madhe të Kadrit. Namazet që na kanë mbetur pa falur gjatë tërë vitit kam dëgjuar se duhet t’i falim në natën e Kadrit, a është e vërtetë kjo? Dhe nëse po, si duhet ta bëjmë nijet? Në Ramazanin e kaluar në natën e madhe të Kadrit çdo namaz të asaj dite e kam falur sa kam mundur, deri sa jam lodhur dhe nijet e kam bërë vetëm po e bëj nijet me fal këtë namaz.


Përgjigje:

Alejkum selam ve Rahmetullah!
Jo, nuk është e vërtetë se gjatë natës së Kadrit duhet falur namazet e një viti. Një gjë e tillë madje është e pamundur të arrihet në kohë.
As në vitin e kaluar nuk keni vepruar mirë. Çdo namaz duhet falur në kohën e vet e jo të tubohen namazet e tërë ditës e të falen gjatë natës, qoftë ajo edhe nata e Kadrit.
Islami nuk mbahet vetëm natën e madhe të Kadrit, por kërkohet gjatë tërë vitit që të jeni respektuese e fesë dhe obligimeve të Allahut. Nata e Kadrit atëherë do të ju mundësonte të arrinit shpërblime më të mëdha, por në të kundërtën është e papranuar që vetëm gjatë asaj nate të faleni dhe ta keni vendin aty ku mund ta kenë ata që falen gjatë gjithë kohës.
Filloni me të praktikuarit e faljes së pesë kohëve motër dhe mos u vono se bëhet vonë, dhe ndoshta nuk mbetet kohë për t’u penduar!

Allahu e di më së miri!


                                               Muhamed Dërmaku
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.