MЁNYRA E ABDESIT

 
Ai sheh njė ėndėrr tė frikshme qe njė vit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 14 shtator 2009
  Pyetje:

S
elam alejkum!

Hoxhë i nderuar, kam një pyetje. Një shokut tim ka qe një vit që vazhdimisht po i paraqitet në ëndërr një grua me tesha të bardha e cila po thotë fjalët e njëjta gjithnjë: "Nëse s’e mbyt veten ti, kam me të mbyt unë ty..." Subhanallah! Ai djali po thotë që në ëndërr e din kush është ajo, po e njeh, ama kur po i del gjumi s’po i kujtohet më...
Ka disa ditë që ajo ëndërr u shpeshtua dhe ai tash shumë po ka frikë me fjet vetëm dhe ndodh që ndoshta 24 orë nuk fle vetëm që mos ta sheh atë ëndërr...?!
Ai është mysliman, ka biznes të vetin, ama nuk është prej atyre që e praktikojnë fenë islame d.m.th. nuk fal namaz, nuk agjëron etj.
Ju lutem, më këshilloni çfarë të bën ai, a të shkoj tek ndonjë hoxhë apo çka? Apo ndoshta kjo mundet me qenë një shenjë që ai të udhëzohet në rrugë të drejtë, inshallah!
Presim përgjigje nga ju. Es selamu alejkum!


Përgjigje:

Alejkumus selam ve Rahmetullah!
Motër e nderuar, fillimisht dua t’ju tërheq vërejtjen se nuk lejohet që një femër myslimane të ketë shok. Mashkullin femra, o duhet ta ketë nga familjarët si babai, vëllai, djali, xhaxhai, daja, etj., o duhet ta ketë bashkëshort, me të cilin ka lidhur martesën në mënyrë ligjore. Përveç këtyre mënyrave nuk lejohet assesi të keni lidhje me asnjë mashkull të huaj në emër të shoqërisë, kolegjialitetit, muhabetit etj.

Allahu ndalon një gjë të tillë, sepse morali është gjë shumë e shtrenjtë, andaj gjithçka që çon në prishjen e moralit apo cenon atë nga afër apo nga larg, Islami ia pret rrugët dhe i ndalon. Sa imoraliteti dhe pastaj konflikte familjare e shoqërore ndodhin sot dhe po të shikohet më thellësisht se "shoku" nuk ka qenë besnik ndaj "shoqes" etj.
I kthehemi pyetjes suaj.
Personi në fjalë ka sulm prej botës së shejtanëve në gjumë, e që nënkupton se është i rrezikuar prej tyre. Këtë shejtanët do ta kishin shumë të lehtë ta mbijnë mbi njerëzit që qëndrojnë larg rrugës së Allahut Fuqiplotë dhe nuk janë përfillës të urdhrave të Tij siç është falja e rregullt e namazit, agjërimi i Ramazanit etj.

Ai duhet të shkojë urgjentisht tek ndonjë hoxhë, që merret me shërimin e magjisë sipas Kuranit dhe Sunetit, duke pasur kujdes të mos trokitni derën e të ashtuquajturve hoxhallarë që merren me bërjen e magjisë. Tek hoxha i mirëfilltë do ta merr terapinë e duhur dhe Inshaallah do të shërohet dhe do të lirohet nga sulmi i tyre, duke mos i parë më në ëndërr si kërcënues!

Allahu e di më së miri!



                                                     Muhamed Dërmaku

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.