MЁNYRA E ABDESIT

Mjaft! Para se... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Avni Tafili   
e diel. 13 shtator 2009
Mjaft, paditurisë, e përtacisë.

 "Përgjigjuni thirrjes së Zotit tuaj para se të vijë një ditë, që Allahu nuk e kthen më (pasi ta ketë caktuar). Atë ditë ju nuk do të gjeni strehim dhe as nuk do të mund t'i mohoni (mëkatet)."
[Shura, 47]

 Allahu thërret të mos mbani inat e hidhërim me njëri-tjetrin; të mos keni xhelozi e urrejtje ndaj njëri-tjetrit; të doni për tjetrin atë që doni për veten; të ruani nderin e njëri-tjetrit; të jeni të lidhur fortë, e të bëheni bashkë, sikur një mur i hekurt...

Allahu thërret të mos adhuroni askënd e asgjë përveç Tij!

 Para se të takoj vdekjen! Mjaft, nuk mund durohet më ndarja e përçarja e zemrave. Është rënduar ndërgjegjja, s’e mban dot në zemër pikën e zezë të hidhërimit, të urrejtjes e të zilisë. Mjaft, mendjemadhësisë. Deri kur të lihen zbrazëtira mes rreshtave në namaz! Deri kur të ndahen kraharorët, kur me fytyra bashkë kiblës i drejtohemi! Mjaft, paditurisë, e përtacisë. Të mbyllet mulliri i injorancës dhe kokëfortësisë. Të hapen zemrat me dritën e udhëzimit të drejtë. Të zgjerohen kraharorët me dritën e diturisë së pastër! 
 Para se të takoj Zotin tim! Mjaft, si të mos kihet frikë për atë takim, gjyq madhështor! Çfarë do i themi Zotit tonë?! Ç’u bë me besatimin që i dhamë se, do jemi besimtarë të devotshëm e të denjë, e s’do adhurojmë përveç Zotit, të Vetmit dhe të Pashoq?! Ai, i Gjithëmëshirshmi, urdhëron afrinë e kapjen për litarin që s’shkëputet, e ai litar, fijet e të cilit janë qëndresa e përkushtimi; durimi e butësia; falja e dashuria; bamirësia e respekti! Mjaft, deri kur radhët tona të jenë të shkëputura, e hapat tonë të mos ngjiten para e mbrapa, e djathtas e majtas, kur ne një rrugë themi se kemi zgjedhur!
Para se të merrem në llogari! Mjaft, kur bëj ndonjë padrejtësi, pse të mos pendohem e të përmirësohem! Kur tjetrit i shkaktoj shqetësim e mërzi, e pse të mos i kërkoj falje e t’i them se sa shumë e dua për hir të Atij që në zemrat tona vendosi qetësinë e paqen, dashurinë e mirësinë! A mos vallë, kur në llogari të merremi, ne do kërkojmë të ndarë edhe në xhenetet e Zotit tonë të jemi?! E kush na bëri të harrojmë, se, lidhja e afria jonë, na bëjnë që mëshirën e Zotit tonë ta meritojmë?!
 Para se nga zemra ime të shpërngulet udhëzimi i drejtë! Mjaft, e pse të mos braktis atë që thërret Zoti ynë të braktiset?! Të luftoj kundër vetvetes lakmitare, e të luftoj kundër vetvetes ndjellëse e të keqes, e të luftoj kundër vetvetes injorante e naive, e të luftoj kundër vetvetes mendjemadhe, kokëforte e fodulle. Deri kur, mos po pritet krisma madhështore, çarja e tokës, dridhja e fuqishme, shkrirja e kodrave! Çfarë është duke u pritur, a nuk janë shpartalluar radhët tona, a nuk është ndarë mendimi e zemra jonë, e as s’jemi bërë kafshatë e çrregulluesve të tokës?!
Para se të jetë vonë! Para se fryma jonë të ndalojë. Para se shpirti të merret. Para se urrejtja e xhelozia të na kaplojë tërësisht. Para se mendjemadhësia e kokëfortësia robër të djallit të mallkuar të na bëjë! Para se prej mëshirës së Zotit tonë, Allahut Mëshirëplotë, të largohemi!!!
 O Allah, na përudhë, na përforco në rrugën Tënde, na i zgjero kraharorët tanë, na bëj të duam atë që do Ti, e të urrejmë atë që na largon nga kënaqësia Jote!

Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.