MЁNYRA E ABDESIT

 
Burri im falet pas lindjes sė diellit... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e diel. 13 shtator 2009
Pyetje:

Selam alejkum!

Burri im e fal namazin e sabahut deri pak minuta para drekes (12 e 30), unë jam mundu me bind që kjo nuk është e lejuar mirëpo nuk kam gjetur ndonjë hadith të ja dëshmoj këtë, ju lutem më sqaroni deri kur namazi i sabahut mund të falet.



Përgjigje:

Alejkumus selam ve Rahmetullah!

Motër muslimane, koha e namazit të sabahut hyn fill pas agimit të mëngjesit dhe zgjatë deri në lindjen e diellit. Kjo periudhë zakonisht është e gjatë diku rreth 90 minutave. I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Koha e namazit të sabahut është pasi të agojë dita dhe para se të lind dielli. Kur të lind dielli, atëherë ndërpre namazin, sepse dielli del mes dy brinjëve të shejtanit!"
Andaj nuk lejohet që namazi i sabahut të mos falet në këtë kohë, e të zëvendësohet me kohën prej lindjes së diellit e deri para drekës, sepse kjo nuk është koha e namazit të sabahut.
Dënimi është shumë i madh për atë person, i cili me qëllim lejon të kalojë koha e ndonjë namazi, cilado qoftë ajo. Derisa namazi i sabahut e ka vetëm atë kohë prej afërsisht 90 minutave, të falurit pas lindjes së diellit me qëllim të namazit të sabahut është mëkat i madh, Allahu na ruajttë!
Çdo mysliman duhet të kujdeset që të zgjohet me kohë për ta falur namazin e sabahut dhe nuk bën ta neglizhojë një çështje të tillë. Nëse dikush e ka gjumin e rëndë e të thellë, atëherë ai duhet t’i merr shkaqet e zgjimit në konsideratë, si ta porosis dikë ta thërrasë, ta akordojë orën alarmuese etj.
Nëse duke u bërë gati për tu zgjuar nga gjumi, ndodh diç dhe pa vetëdije e ndalë orën apo nuk e di thjesht se është koha e sabahut dhe kur të zgjohet e kupton se i ka ikur koha e sabahut, atëherë lejohet ta falë fill pasi t’i del gjumi e jo ta shtyjë deri pas orës 11 siç keni përmendur.

Nëse vonimi i sabahut ndodh shpesh, atëherë duhet rishikuar secili veten se kur bie të flejë, sepse për humbjen e kohës së namazit të sabahut nga neglizhenca dhe mospërfillja ka dënim të madh.

Allahu e di më së miri!



                                       Muhamed Dërmaku

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.