Shkruar nga Albana
|
e enjte. 10 shtator 2009 |
Nevojiten: 500 gr.llokum me erë trëndafili, 250 gr.arra të bluara, 100 gr.çokollatë për gatim, kokos. Përgatitja: Çokollatën e shkrijmë mbi zjarr me pak qumësht, llokumat i shtypim dhe e hollojmë petën me tëholluese, e lyejmë me çokollatën e shkrirë dhe i shtojmë arrat e bluara. E mbështjellim në formë rollate me folie alumini. Pasi ta merr formën e ndajmë në copa sipas dëshirës dhe e dekorojmë me kokos. Në fund pini një kafe turke.
|