Shkruar nga Albana
|
e enjte. 10 shtator 2009 |
Nevojiten: 400 gr.hurma, 250 gr.rrush i thatë, 150 gr.sheqer, 250 gr.arra të bluara, 1 dcl.ujë, 1 portokall. Përgatitja: Hurmat i bluajmë në makinë mishi, shtojmë 250 gr.rrush të thatë, 4 lugë ujë të nxehtë. E përziejmë me dorë derisa të bëhet masa e njëjtë, shtojmë lëvoren e portokallit të imtësuar në rende dhe arrat e bluara, e ngjeshim prapë me dorë. Marrim një folie alumini dhe mbi të e shtrojmë masën në formë trekëndëshi, përmbi i qesim arra të bluara. E mbështjellim tortën me folie dhe e lëmë të qëndrojë, e presim tortën e vendosim në enën për servim dhe e dekorojmë me copa të ndryshme të zheleve.
Nga i njëjti material mund të bëjmë edhe rafaello të cilat i rrokullisim në arra të bluara dhe kokos.)Shërbehet me kafe turke. |