MЁNYRA E ABDESIT

 
TORTĖ ME HURMA PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Albana   
e enjte. 10 shtator 2009

Nevojiten:
400 gr.hurma,
250 gr.rrush i thatë,
150 gr.sheqer,
250 gr.arra të bluara,
1 dcl.ujë,
1 portokall.


Përgatitja:
Hurmat i bluajmë në makinë mishi, shtojmë 250 gr.rrush të thatë, 4 lugë ujë të nxehtë. E përziejmë me dorë derisa të bëhet masa e njëjtë, shtojmë lëvoren e portokallit të imtësuar në rende dhe arrat e bluara, e ngjeshim prapë me dorë. Marrim një folie alumini dhe mbi të e shtrojmë masën në formë trekëndëshi, përmbi i qesim arra të bluara. E mbështjellim tortën me folie dhe e lëmë të qëndrojë, e presim tortën e vendosim në enën për servim dhe e dekorojmë me copa të ndryshme të zheleve.

Nga i njëjti material mund të bëjmë edhe rafaello të cilat i rrokullisim në arra të bluara dhe kokos.)Shërbehet me kafe turke.

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.