Shkruar nga Albana
|
e enjte. 10 shtator 2009 |
Nevojiten: 15 lugë ujë, 19 lugë miell, 4 molla,1 lugë ermik, 1 qese rrush i thatë, 100 gr.arra të bluara, 1 sheqer vanileje, 15 lugë sheqer, 1 lugë kakao, 1 lugë sodë bikarbon, 1 gotë vaj, miell kokosi. Përgatitja: 1 gotë vaj me 15 lugë sheqer i përziejmë me mikser, mollat i qërojmë dhe i prejmë në rende i shtojmë në enë arrat e bluara,sodën bikarbonike dhe rrushin e thatë (të zbutur më parë me 15 lugë ujë të nxehtë) vanilen, 19 lugë miell, 1 lugë kakao, 1 lugë ermik.Të gjitha këto i përziejmë me mikser, e pjekim në tepsi të lyer me vaj në temperaturë 2000G -20 min. Pasi të ftohet e prejmë në copa katrore dhe e dekorojmë me miell kokosi. |