REQEL ME KUMBULLA DHE ARRA |
|
|
|
Shkruar nga Albana
|
e enjte. 10 shtator 2009 |
Nevojiten: 200 kumbulla, 1 kg.sheqer, 250 gr.arra. Përgatitja: Merren kumbullat jo të mëdha u heqen bërthamat nga maja (nuk qahen por vetëm priten në maje që t'u dal bërthama më lehtë) lihen të qëndrojnë në ujë të gëlqeres 10 orë. Kumbullat pastaj pastrohen 5-6 herë dhe secilës kumbull i fusim nga një thelb arre.Në një tenxhere qesim 1 kg.sheqer dhe pak ujë kumbullat i ziejmë dhe nuk e lëmë që të trashet shumë lëngu i tyre. |