PLAZMA TORTĖ ME ĒOKOLLATĖ |
|
|
|
Shkruar nga Albana
|
e enjte. 10 shtator 2009 |
Nevojiten: 4 të kuq të vezëve, 2 lugë sheqer pluhur, 1 sheqer vanillë, 400 ml.qumësht, 80 gr.margarinë, 100 gr.çokollatë, arra të bluara, 40 gr.plazma keksa të bluar, 200 gr.plazma të pa bluar. Për zbukurim: 4 të bardhë të vezëve dhe 3 lugë sheqer pluhur.
Përgatitja:Të kuqtë e vezëve, sheqeri dhe vanilla të rrahen me mikser, shtohet çokollata me arra pasi të jenë tretur me 100 ml.qumësht të zier. Pasi të ftohet masës i shtohet margarina e rrahur shumë dhe plazmat e bluar.Në qumësht të ngrohtë njomen keksat. Me gjysmën e keksave të formohet një shtesë dhe të lyhet me krem,pastaj vendoset pjesa tjetër e keksave lyhet prapë me krem. Në fund e tërë torta zmaltohet me kremin e tepruar.Të bardhët e vezëve rrahet derisa të jetë dendësuar i hidhet sheqeri dhe me këtë masë zbukurohet anash tortja. |