MЁNYRA E ABDESIT

 
Mrrekullia nė Kur'an: Fenomeni kohė dhe hapėsirė PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Rejhana Islami   
e martė. 08 shtator 2009

"Ua lamë (librin) udhërrëfyes e përkujtues për të zotët e mendjes." (Suretul Kamer;40)  







Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim
Falënderimi absolut i takon Allahut, Mëshirëbërësit, Mëshiruesit.
Lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të dërguarin Muhamedin, familjen e tij, shokët e tij dhe besimtarët deri në Ditën e Gjykimit.

Ligji i tretë i Njutonit na përkujton se çdo aksion ka reaksionin e vet. Në natyrë çdo shkak e ka burimin e vet dhe çdo pasojë shkakun e vet.
Është e pamundshme që materia të kryej ndonjë punë (A) pa zotëruar një veti: forcën (F) dhe një kusht: rrugën (s), pra prodhimi i tyre quhet veprim apo punë. (A = F x s)

Kësisoj, çdo punë mekanike manifestohet brenda dimensionit hapësinor (rrugës), prandaj veprimet e materies janë të dukshme, konkrete dhe të kuptueshme, meqë ajo vepron me automatizëm.
Materia mund të posedojë këtë forcë në saje të energjisë.
Varësisht se çfarë lloji të energjisë ajo përdoret, ashtu do të jetë edhe rezultati në punë.
"Energjia është një ndër konceptet më fondamentale në të gjitha shkencat, ajo për dallim nga materia nuk mund të ripërtërihet"
"Përndryshe energjia është aftësia për të kryer punë"

Tek njeriu, i cili është një "makinë inteligjente" ligjet e mekanikës nuk japin sqarim, meqë lloji i forcës që përdoret nuk është në përputhje me forcën e materies. Njeriu zhvillon në vete të ashtuquajturën "forcë psikike". Karakteristikë e kësaj force është që ajo përfshihet përbrenda dimensionit kohor. Puna që kryhet përmes saj është e padukshme, abstrakte dhe multidimensionale.

Fakti se mendja nuk shtihet në hapësire si materia por në kohë, dhe nëse mendja ka afinitet të perceptojë drejt kohën do të vendoset në hapësirë, tregon se realiteti nuk përbën të qenit më të vendosurit në hapësirë, por me të vendosurit me mendje përmes kohës: ky është definicioni i hapësirës.
Sa më shumë që mendja variron në relativitetin e kohës (x-o) kupton se gjërat gjithnjë i përafrohen fundit (vdekjës) ajo e zbulon qëllimin e ekzistencës së vet.

Një mendje racionale, e cila e ka aftësi perceptuese, e pranon relativitetin e kohës duke kuptuar se çdo gjë ka fillim dhe fund, dhe kësisoj asgjë në botë nuk është konstrukt i paqëllimshëm.

Si funksionon kjo lidhje mendje-kohë-hapësirë?

Në Kur'anin famëmadh, Allahu thotë në suren ASR-KAPTINA E KOHËS 

"Pasha kohën. S’ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Përveç atyre që besuan, bënë vepra të mira, urdhëruan njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës, këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm." (Suretul Asr;1-3)

Çka mund të na ndihmojnë neve këto ajete në të kuptuar?

1. Koha është relative.
2. Vetëm mendja racionale e kupton këtë relativitet.
3. Mendja që e percepton kohën drejtë e shfrytëzon hapësirën drejtë.
4. Ta shfrytëzosh hapësirën do të thotë të bësh sa më shumë vepra të mira.
5. Veprat e mira burojnë nga Besimi.
6. E Mira universale është e Vërteta.
7. Në të vërtetën gjejnë mirësi vetëm ata shpirtra që durojnë!

Një veçori e të dalluarve me të mira më të shumta, në vepra dhe në të kuptuar (racionalizëm) është shpejtësia, sepse lidhjen e kohës me hapësirë e bën vet ajo.
Shpejtësia (v) paraqet herësin mes rrugës (s) dhe kohës (t). (v =s/t)
Pse ndodh që njeriu kur ta kujton fundin e jetës, shpejton në kryerjen e veprave, sepse atëherë t=0 kurse çdo thyese me emërues 0 është baras me 0, kështu edhe ndërpriten veprat e tij.

Nëse i kthehemi punës A=F x s, atëherë nëse e kuptojmë rrugën si s=1, puna do të jetë më e vogël edhe nëse F=1, po ashtu puna më e vogël.
Forca këtu është -Imani, imani i madh bën shumë vepra të mira.
Ne e quajmë një njeri inteligjent kur shohim se ai kryen vepra inteligjente.

 "Kush vjen me një (punë) të mirë, ai (në ditën e gjykimit) shpërblehet dhjetëfish, e kush vjen me (vepër) të keqe, ai ndëshkohet vetëm për të. Atyre nuk u bëhet e padrejtë."
(Suretul En'am;160)
 
"Ua lamë (librin) udhërrëfyes e përkujtues për të zotët e mendjes."
 (Suretul Kamer;40)

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.