MЁNYRA E ABDESIT

 
Njeriu, ē'pret?! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Avni Tafili   
e hėnė. 07 shtator 2009

 





Hëna me fytyrë të ndryshuar. Mbrapa reve e fshehur. Sikur s’ka vullnet për t’u shfaqur. Prej njerëzve e lodhur. E toka, duke u rrotulluar, me mbulesën errësirë, pret lajmin për t’u kumtuar. Ndërsa, njerëzit ende të hutuar duke u përbiruar në thellësitë e tokës. Po kërkojnë gjurmët e kohës së errësirës kur e kota të mbizotëronte donte; kur e keqja të kulmonte donte; kur e vërteta dhe e kota, luftohej, sikur një qull i përzier të bëhej! Njerëzit e dehur nga ngopja; nga kënaqësitë e shfrenuara të çmendur vërtiten; të mllefosur nga padrejtësia e dhuna anekënd tokës e shpërndarë.

Toka, ajo tokë. Rrotullimin duke vazhduar. Ende jashtë hidhërimin e saj s’e ka nxjerrë! Ndonjëherë sikur lajmet e fundit do jap! Jo, ende, hëna ndezi dritën e fillimit, shansi për njerëzimin! E kur shpirti prej trupit të dehur e të çmendur, do të ndahet; e kur mendja prej barkut të mbushur do të shkëputet, ç’pret tjetër ky njeri, veçse hëna bashkë me tokën të bashkohet, e për secilin njeri se ç’ka vepruar e ku e ka vendbanimin e përhershëm tijin të kumtohet!

Ç’pret?! Mos vullneti ka vdekur? Apo, njerëzit fajin njëri-tjetrit po ia hedhin! Ç’strehë do, zjarrin e diellit të shpërthyer, apo kallajin e shkrirë mbi kokë t'i pikojë! Je në kohën e fundit. I afatizuar je. Iluzioni tërë qenien të ka përshkuar. Mos të përjetshëm në këtë tokë veten je duke e menduar?! Ti ndaj asgjësë s’je duke agjëruar. Përveç hajes dhe pijes. Çfarë po bën agjërimi në ty! Ti veten s’je duke e pastruar. Me agjërim asgjë s’je duke arrit.
Agjërimi nuk është thjesht abstenim. Por jo, s’e ke ndërmend të arrish gjë, veç nëse toka dridhet me dridhjen e saj të fuqishme! E mjerë për njeriun, që vetëm dita e Tronditjes Madhështore do ta zgjojë! Ky që në epshin e vet është fundosur.

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.