MЁNYRA E ABDESIT

 
A e prish agjėrimin tė vjellit? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e diel. 06 shtator 2009
Pyetje:

Selamun Alejkum!

Ju përshëndes dhe ju uroj për punën qe e bëni!

Ditën e parë të Ramazanit e kam agjëruar, por pasi që isha e ftohur në ora 6:30 kam vjellë, por unë nuk kam ngrënë e as nuk kam pirë deri në iftar. Dua ta di se a më pranohet ajo ditë apo duhet ta kompensoj me tjetër ditë?


Përgjigje:

Alejkum selam ve Rahmetullah!

Të vjellit e padëshirueshëm nuk e prish agjërimin. Agjërimi prishet nëse personi që agjëron gjatë ditës e ngacmon të vjellit dhe vjellë, përndryshe nëse të vjellit ndodh pa vetiniciativë nuk e prish agjërimin. Transmeton Ebu Hurejre se i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:

"Kë e mund vjella nuk duhet ta kompensojë atë ditë, e kush vjellë qëllimisht, le ta kompensojë!" (Sahih shënon Tirmidhiu)

Derisa nuk keni vjellë qëllimisht, por nga vetvetiu dhe nuk keni hëngër asgjë deri në iftar, atëherë agjërimi i asaj dite do të jetë i konsideruar Inshaallah, dhe nuk keni obligim ta kompensoni.

Allahu e di më së miri!


                                            Muhamed Dërmaku 

(Sahih shënon Tirmidhiu)

Derisa nuk keni vjellë qëllimisht, por nga vetvetiu dhe nuk keni hëngër asgjë deri në iftar, atëherë agjërimi i asaj dite do të jetë i konsideruar Inshaallah, dhe nuk keni obligim ta kompensoni.

Allahu e di më së miri!


                                            Muhamed Dërmaku 

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.