MЁNYRA E ABDESIT

 
A lejohet tė lahemi nė det kur jemi agjėrueshėm? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e diel. 06 shtator 2009

Pyetje:

Selam alejkum!

Fillimisht ju uroj muajin e madhërishëm të Ramazanit! Desha të pyes se a është e lejuar të lahemi në det gjatë agjërimit? Nëse lejohet pse dhe nëse nuk lejohet pse? Kam dëgjuar se kur futen njerëzit në det agjërueshëm ndihen të freskuar, nuk ndiejnë më etje. Ju lutem, më ktheni sa më shpejt përgjigje!


Përgjigje:

Faleminderit, urime edhe për ju për Ramazanin dhe uroj që të gjithë të dalim nga ai të falur dhe të penduar tek Allahu i Madhërishëm!

Larja gjatë ditës kur njeriu agjëron nuk e prish agjërimin, qoftë ajo larje të bëhet në banjë, liqen, det etj., edhe pse kërkohet kujdes më i veçantë gjatë pastrimit që uji të mos depërtojë në stomak nga ndonjë organ si goja, hunda etj. Kurse ujin që mund ta thith lëkura, nuk e prish agjërimin.

Pastrimi vërtet e freskon njeriun dhe mund t’i ndihmojë në kapërcimin e ditës me vapë dhe tejkalimin e etjes. Në raste të tilla ekstreme, mund të përdoret pastrimi edhe i pjesshëm duke shpërlarë gojën, apo duke hedhur ujë të freskët mbi kokë etj.

Një gjë duhet cekur se ndeja në plazh në kushtet që kryesisht janë në bregdetet më të afërta me vendet tona, si dhe pastrim në det do të ishin të ndaluara haram, pasi vështirë është që ta mbulosh auretin dhe ta ruash shikimin nga pamjet lakuriqe.
Dukuria që është përhapur me të madhe ndër popullatën tonë se pushimet verore duhet kaluar në ndonjë bregdet, duke mos llogaritur fare dispozitat e Sheriatit, është shkatërruese për moralin tonë, e posaçërisht për rininë tonë, pjesën më vitale të shoqërisë dhe pasurinë më të madhe që e posedon populli ynë. Të mos harrojmë se popujt, të cilët e humbën moralin, Allahu i shkatërroi në forma të ndryshme. Është afër që Allahu ta ndëshkojë edhe popullin tonë nëse nuk ndërmerret diç konkrete në parandalimin e dukurive negative në përgjithësi dhe në ruajtjen e moralit në veçanti, duke penguar kështu përzierjet e gjinive dhe zbulimin e trupit para njëri-tjetrit e sidomos adetit të keq-përhapur të ekspozimit nëpër plazhe të ndryshme.

Nëse agjëruesi nuk do ta kishte parasysh ruajtjen e auretit, uljen e shikimit, mbrojtjen e moralit të tij dhe të tjerëve, atëherë çfarë agjërimi bën i tilli?!
Në kushte të sigurta ku morali mbrohet dhe nuk cenohet, lejohet larja në det, rrezitja në bregdet etj., por gjithmonë duke i respektuar parimet e Sheriatit.
Allahu e di më së miri!


                                        Muhamed Dërmaku





 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.