MЁNYRA E ABDESIT

 
Marrė barna qė mos tė mbes shtatzėnė, por kam gjakderdhje... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e diel. 06 shtator 2009
 

Pyetje:

Selamun alejkum!

Unë marrë barna për çdo ditë që mos të mbes shtatzënë. Por një mbrëmje mbas iftarit kam harruar dhe të nesërmen në iftar më erdhën menstruacionet, pasi që barnat nuk janë të forta, por jo gjakderdhje por si ngjyrë kafe. Ditën tjetër nuk e agjërova ramazanin. Por nuk kisha gjakderdhje, vetëm gjak ngjyrë kafe. Edhe ditën tjetër po ashtu me ngjyrë kafe, por jam duke agjëruar pasi shumë pak kam saqë as mbrojte nuk vë. A më shkruhet ky agjërim? Ju lutem përgjigjen sa më shpejt!


Përgjigje:

Alejkum selam ve Rahmetullah!

Motër muslimane, fillimisht duhet të keni kujdes se çfarë mjeti kontraceptiv përdorni kundër shtatzënisë, sepse nëse është i dëmshëm bëhet i ndaluar përdorimi i tij. Pastaj duhet ta dini se kur sipas Sheriatit lejohet pengimi i shtatzënisë. Për më gjerësisht mund të lexoni në këtë link:
http://pertymoter.net//index.php?option=com_content&task=view&id=2077&Itemid=30
Rrjedhja e gjakut me ngjyrë kafe, apo të verdhë, nëse është në vazhdim të ciklit menstrual, atëherë konsiderohet pjesë e ciklit dhe si e tillë, nuk lejohet që femra në atë situatë të falë namazin e as të agjërojë.
Ndërsa nëse në periudhën e pastërtisë (e kundërta e periudhës së menstruacioneve) lajmërohet gjaku me ngjyrë kafe apo të verdhë, atëherë duhet të vazhdohet ma namaz dhe agjërim, sepse ajo gjendje nuk konsiderohet nga periudha e ciklit menstrual, mirëpo duhet marrë abdes për çdo kohë të namazit. Argument për këtë është hadithi i Ummu Atijes, e cila thotë se "nuk e konsideronim gjakun e verdhë dhe atë ngjyrë kafe asgjë pasi pastroheshim nga menstruacionet." (Buhariu, Ebu Davudi etj., sipas versionit të Ebu Davudit.)

Rasti i juaj është ky i fundit, pra ju duhet të vazhdoni me agjërim edhe pse keni atë lloj gjakderdhje. Ditët që i keni agjëruar do të konsiderohen, nëse i plotësojnë edhe kushtet e tjera të kërkuara, ndërsa për ditën që e keni prishur agjërimin duhet ta kompensoni me ditë tjetër jashtë ramazanit.

Po ashtu duhet të pendoheni për shkakun që keni marrë vendim të mos agjëroni pa dije, kurse një vendim të tillë do të duhej ta ndërmerrni me dituri të plotë, në të kundërtën do të duhej ta pyesni ndonjë hoxhë.

Allahu e di më së miri!





                                            Muhamed Dërmaku

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.