MЁNYRA E ABDESIT

 
Pėrpjekja dhe garimi nė veprat e mira gjatė Ramazanit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 02 shtator 2009
 Sepse me të vërtetë person i mjeruar është ai që është i privuar nga Mëshira e Allahut gjatë Ramazanit.








Të gjitha lavdërimet absolute i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed.

Është urdhëruar për të gjithë Muslimanët që të përpiqen tej mase në llojet e ndryshme të adhurimit gjatë këtij muaji të bekuar. Ata duhet të përpiqen të falin namaze nafile dhe të lexojnë Kur'anin me meditim dhe persiatje. Ata duhet ta shtojnë tesbihun për Allahun (duke thënë SubhanAllah), tehlilin (duke thënë La ilahe il-lAllah), tahmidin (duke thënë Elhamdulilah), tekbirin (duke thënë Allahu Ekber) dhe istigfarin (duke thënë Estagfirullah).

Ata duhet të bëjnë dua, të cilat janë të lejuara, të urdhërojnë të mirën, të ndalojnë të keqen, të ftojnë për tek Allahu, të jenë bujarë me fukarenjtë dhe nevojtarët, të mundohen të jenë të sjellshëm e të butë me prindërit, të mbajnë lidhjet familjare, të nderojnë fqinjin, të vizitojnë të sëmurin dhe të bëjnë vepra të tjera të mira.

Kjo për shkak se i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë (kuptimi i fjalëve të tij): "Allahu ju shikon që garoni me njëri-tjetrin në vepra të mira gjatë Ramazanit dhe Ai u tregon me krenari melaikeve çdo gjë. Prandaj tregojini Allahut vepra të mira për vetet tuaja. Sepse me të vërtetë person i mjeruar është ai që është i privuar nga Mëshira e Allahut gjatë Ramazanit." [Mexhme’uz-Zeua’id(3/142), Kenzul-‘Ummal (n. 23692)]

Gjithashtu nga ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) është transmetuar se ka thënë: "Kush i afrohet Allahut gjatë Ramazanit me një vepër të mirë, ai është si ata që bëjnë vepra të obliguara në kohë të tjera. Dhe kush bën një vepër të obliguar gjatë Ramazanit, ai është si ata që kryejnë shtatëdhjetë vepra të obliguara në kohë të tjera." [Sahih Ibn Kuzejme (n. 1887)]

Gjithashtu ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë në një hadith të saktë: "Një Umre e kryer gjatë Ramadanit është e barabartë me kryerjen – ose tha – me një Haxh të kryer me mua." [Bukhari (n. 1863) dhe Muslimi (n. 1256)]

Hadithet dhe transmetimet që vërtetojnë lejueshmërinë e garimit dhe të qënurit i zellshëm në kryerjen e veprave të ndryshme të mira në këtë muaj të nderuar janë të shumta.

Allahut i lutemi që të na ndihmojë ne dhe të gjithë Muslimanët që të bëjnë gjithçka që sjell Kënaqësinë e Tij dhe të na i pranojë agjërimin dhe qëndrimin në namazin e natës. I lutemi Atij të na i përmirësojë gjendjen dhe të na mbrojë të gjithëve nga devijimet dhe fitnet e epsheve. Po ashtu, i lutemi Atij t’i bëjë të drejtë prijësat e Muslimanëve dhe ta bashkojë fjalën e tyre tek e vërteta. Vërtet Allahu është Ndihmuesi dhe Ai mund ta bëjë këtë.



Autor: Shejkh ‘Abdul-‘Azijz bin ‘Abdullah Baz

Burimi: Fetaua Islamije, fq. 220-221

Përktheu: Alban Malaj


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.