MЁNYRA E ABDESIT

 
Mos u dėshpėro! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 02 shtator 2009
 A nuk e din, o Amër, se Islami e fshin çdo gjë që ka qenë më parë...









Dikush mund të thotë: "Dua të pendohem, por kush mund të garantojë se Allahu do të më falë nëse pendohem? Dua ta ndjek Rrugën e Drejtë, por ndihem shumë e pavendosur. Po ta dija sigurt se Allahu do të më falë, pa dyshim se do të pendohesha."

Do të thosha si përgjigje se këto ndjenja të ngurrimit janë të ngjashme me përvojat e sahabëve të të Dërguarit Muhamed, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të. Nëse mendon seriozisht rreth dy thënieve të sipërme, ndjenjat e tilla do të zhduken insha’Allah.

Imam Muslimi ka transmetuar ngjarjen se si Amr in El-Asi hyri në Islam:

"Kur Allahu vendosi dashurinë për Islamin në zemrën time, erdha te i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe i thashë: ‘Zgjate dorën që të mund ta jap zotimin e besnikërisë për ty.’ Ai e zgjati dorën por unë e tërhoqa prapa dorën time. Ai më pyeti: ‘Çka ndodhi, o Amër?’ I thashë: ‘Kam një kusht.’ Ai pyeti: ‘Cili është kushti?’ I thashë: ‘Se do të më falen mëkatet.’ Ai tha: ‘
A nuk e din, o Amër, se Islami e fshin çdo gjë që ka qenë më parë, hixhreti (emigrimi për hir të Allahut) e fshin çdo që ka qenë më parë dhe haxhi e fshin çdo gjë që ka qenë më parë?’"

Imam Muslimi transmetoi nga Ibn Abasi se disa njerëz prej jobesimtarëve kishin vrarë njerëz dhe kishin bërë zina. Ata erdhën te Muhamedi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe i thanë: "Ajo çka thua dhe mbron është e mirë, vetëm nëse ti mund të na tregosh se a ka ndonjë shlyerje për atë që kemi bërë." Pastaj Allahu zbriti fjalët:
"Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin."
(Furkan, 25: 68)
Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!" (Zumer, 39: 53)


Marrë nga: www.islamonline.net

Përktheu: F. Kaçiu

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.