MЁNYRA E ABDESIT

 
Kam probleme me pėrdorimin e mjeteve kontraceptive dhe me mosndėrprerjen e menstruacioneve... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 26 gusht 2009
Pyetje:

Selam alejkum!

Kam dëgjuar që përdorimi i mjeteve kontraceptive është i lejuar, por problemi më i madh është që kam shumë menstruacione. Nga 6 muaj një apo dy muaj pushoj nga to dhe prapë më vijnë pesë apo gjashtë muaj. As nuk po mundem ta fal namazin, as të agjëroj e as të lexoj Kuran.
Kam qenë te mjeku, por trupi im nuk po duron asnjë lloj mjeti. Jam 22 vjeçare, i kam 2 fëmijë, njëri trevjeç kurse tjetri dyvjeç. Fëmijët janë shumë të vegjël dhe nëse nuk përdori asgjë kam frikë se do të mbetem prapë shtatëzëne shpejt. 

Sot më 21.08.2009 dita e parë e agjërimit, edhe pse jam me menstruacione, e kam fal namazin dhe kam lexu Kuran dhe sot ditën e parë po e agjëroj.
Namazi po më rrallohet shkaku i menstruacioneve, agjërimi erdhi s’po mundem ta agjëroj. 
Më tregoni ju lutem çka të bëj.

Përgjiigje:

Alejkumus selam ve Rahmetullah!

Në bazë të pyetjes suaj, më bën të kuptoj se ju përballeni me dy probleme. Me përdorimin e mjeteve kontraceptive dhe me mosndërprerjen e menstruacioneve për kohë të gjatë.

Sa i përket përdorimit të mjeteve kontraceptive jemi përgjigjur në linkun e më poshtëm dhe aty mund ta kuptoni mënyrën dhe rregullat e lejimit të përdorimit të tyre. Lexo: http://pertymoter.net//index.php?option=com_content&task=view&id=2077&Itemid=30

Në rastin tuaj, mendoj se në konsultim me bashkëshortin tuaj do të lejohej që të ruheni nga shtatëzënia për shkak të fëmijëve të vegjël. Nëse mjetet kontraceptive nuk i duron trupi i juaj, atëherë ju mund të ruheni në mënyrën e natyrshme, duke i braktisur marrëdhëniet në ditët e mundshme të plleshmërisë apo duke ejakuluar burri juaj jashtë mitrës. Që të dy këto forma janë të sqaruar detajisht në linkun e lartpërmendur.

Kurse sa i përket mosndërprerjes së menstruacioneve tuaj përgjatë gjashtë muajve, them se ju parasegjithash duhet të kërkoni nga mjekja specialiste e gjinekologjisë dhe obstetrikës që t’ju sqarojë shkakun e çrregullimit të ciklit menstrual tek ju dhe nëse ka ndonjë problem patologjik, atëherë ta shëroni atë.

Kurse ajo që na intereson neve këtu nga aspekti fetar është fakti se ju nuk konsideroheni e papastër dhe me menstruacione. Kur menstruacionet edhe në raste të tjera zgjasin më shumë se dhjetë ditë dhe gjaku nuk ndërpritet, ato atëherë nuk e kanë më statusin e ciklit mujor, i cili të pengon nga kryerja e namazit, agjërimit, leximit të Kur’anit, marrëdhënieve intime etj. Por ajo gjendje quhet Istihada dhe është gjendje e jashtëzakonshme.

Në këtë rast dallimi është se ju duhet të merrni abdes për çdo kohë të namazit. Pra p.sh. kur hyn koha e drekës ju duhet të merrni abdes. Me atë abdes ju mund ta falni drekën, të lexoni Kur’an etj., edhe pse keni rrjedhje të gjakut. Në momentin kur hyn koha e ikindisë ju konsideroheni pa abdes dhe duhet të merrni prapë abdes. Ky abdes do të jetë në rregull për ju deri kur të hyjë koha e akshamit dhe kështu vazhdon. Pra abdesi i juaj prishet me rastin e hyrjes së kohës së namazit vijues, por prishet edhe me gjërat e tjera që e prishin abdesin në rastet e zakonshme. Që mos t’ju ndytë rrobat gjaku i këtyre menstruacioneve ju duhet të vendosni ndonjë fashë dhe ta ndërroni atë sa herë që ka nevojë.
Kurse agjërimin e Ramazanit ju nuk duhet ta ndërpreni assesi, edhe pse keni gjakderdhje. Mirë keni vepruar në ditën e parë dhe kështu vazhdoni të veproni gjatë gjithë muajit të Ramazanit, pra të agjëroni si dhe faljen e namazit dhe leximin e Kur’anit mos ta ndërpreni aspak për shkak të çrregullimit menstrual që e keni.

Allahu e di më së miri!



                                        Muhamed Dërmaku


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.