MЁNYRA E ABDESIT

 
Rruga e udhėzimit ėshtė e lehtė PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Ibėn Kajimi   
e diel. 23 gusht 2009

Ibën  Kajimi, All-llahu e mëshiroftë, thotë:

Jeta është koha e jote momentale, mes asaj që ka kaluar dhe asaj që do të vjen. Ajo e cila ka kaluar prej kohe, e rregullon me pendim dhe kërkim faljeje prej All-llahut, subhanehu ve teala. Në të gjithë këtë nuk ke lodhje dhe as vështirësi, ngase është vepër e zemrës.
Kurse për kohën që vjen, abstenon dhe nuk vepron mëkate, e as kjo nuk është aspak e vështirë për ty, por duhet pasur qëllim dhe vendosmëri.
Ajo çka kaloi, e rregullove me pendim, e kjo çka vjen e rregullon me abstenim, vendosmëri dhe qëllim. Megjithëkëtë çështja është në kohën mes këtyre dy kohërave e ajo është koha momentale, nëse e humb, e humb gëzimin dhe harenë, e nëse kujdesesh për të duke e rregulluar kohën që kaloi dhe ajo që vjen, ke shpëtuar dhe ke fituar Xhenetin. Ruajtja dhe kujdesi për kohën momentale është më e vështirë se sa rregullimi i kohës që ka kaluar dhe asaj që vjen. Andaj m'u në këtë çështje u dalluan njerëzit.

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.