MЁNYRA E ABDESIT

 
Llojet e haxhit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Eglantina Muēa   
e enjte. 19 shtator 2013
 Haxhi është tre llojesh:
 1) Temettu
 2) Kiran dhe 
 3) Ifrad 



Dijetarët kanë një mendim të përbashkët për ligjshmërinë e të tria këtyre llojeve. Aishja (radiallahu anha) ka treguar: “Ne u larguam nga Medina me të Dërguarin e Allahut për të kryer Haxhin e Lamtumirës. Disa prej nesh e deklaruan ihramin për të kryer umrën, disa të tjerë deklaruan nijetet e tyre për të kryer haxhin bashkë me umrën, ndërsa disa të tjerë deklaruan ihramin e tyre për të kryer vetëm haxhin. Profeti (alejhi selam) deklaroi ihramin vetëm për haxhin. Sa për ata të cilët kishin për qëllim umren, i jepnin fund ihramit sapo mbaronin ritet e umrës. Ata të cilët synonin të ndërthurnin haxhin me umren ose ata që synonin të kryenin vetëm haxhin, nuk i jepnin fund ihramit të tyre deri në Ditën e Kurbanit, ditën e dhjetë të Dhul-Hixhes”.  (Transmeton Ahmedi, Buhariu, Muslimi dhe Maliku).

Temettu- Ndërthurja (bashkimi) e umres dhe haxhit me një pushim në mes.

Temetu  është kur pelegrini (haxhiu) hyn në gjendjen e ihramit për umre gjatë muajve të  haxhit (që janë Sheval, Dhul-kadeh dhe dhjetë ditët e para të Dhul-hixhes) dhe bën  umren e pastaj del nga gjendja e ihramit dhe hyn sërish në ihram për të kryer  haxhin nga Meka ose rrethinat e saj në ditën e tetë të Dhul-hixhes gjatë të njëjtit vit kur e ka bërë umren e tij. Quhet temettu sepse pelegrini ka përparësinë e kryerjes së haxhit dhe umrës në të njëjtin udhëtim pa iu dashur që të kthehet në shtëpi sepse pas umres ky pelegrin vazhdon veprimtarinë e tij normalisht. Ky haxh e obligon pelegrinin me therje të një kurbani.

Kur pelegrini arrin në Meke, ai bën tavafin dhe sain për umre dhe rruan ose shkurton flokët, pastaj, del nga ihrami. Më pas, në ditën e 8-te të Dhul-hixhes, ai vesh sërish ihramin vetëm për haxh dhe bën të gjitha veprimet e haxhit. Pra, temettu përfshin një umre të plotë dhe një haxh të plotë.

Kiran – Ndërthurja e haxhit me umren.

Në këtë lloj, pelegrini deklaron nijetin e tij për të kryer haxhin dhe umren së bashku dhe kur bën telbijen, thotë: “O Allah! Unë i përgjigjem thirrjes tënde për të kryer  haxhin dhe umren”. Një pelegrini të tillë i kërkohet që të qëndrojë në gjendjen e ihramit derisa të ketë kryer të gjitha ritet e umres dhe të haxhit. Në haxhin Kiran  pelegrini e vesh ihramin për umre dhe haxh së bashku dhe nuk del nga gjendja e ihramit deri në ditën e kurbanit, ose hyn në gjendjen e ihramit për umre dhe pastaj përfshin haxhin me të para se të nisë tavafin. Ky lloj haxhi e obligon pelegrinin me therjen e një kurbani ose me agjërim për të varfërit, të cilët, duhet të agjërojnë tre ditë në Meke dhe shtatë ditë kur të kthehen nga haxhi në vendet e tyre.

Ifrad- Vetëm kryerja e haxhit.

Ifrad do të thotë që një pelegrin i cili synon të kryejë haxhin duhet të bëjë nijetin vetëm për haxh në kohën kur ndodhet në mikatin e tij. Në kohën që bën telbijen, ai duhet të thotë: Lebbejke bil-haxh! (O Allah! Unë i përgjigjem thirrjes Tënde për të kryer haxhin). Ai duhet ta mbajë rrobën e tij derisa të plotësohen të gjitha ritet e haxhit. Pastaj, nëse ky pelegrin dëshiron të kryejë umrën, ai mund ta bëjë këtë.
Në haxhin ifrad pelegrini qëndron i veshur me ihram deri në ditën e kurbanit. 

Lloji më i mirë i haxhit është ai temettu. Profeti, alejhi selam, i ka këshilluar dhe nxitur sahabët e tij që të bëjnë haxhin temettu.

Përgatiti: Eglantina Muça  
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.