MЁNYRA E ABDESIT

 
PALLAQINKA ANGLEZE PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ALbana   
e enjte. 13 gusht 2009

Nevojiten;250 gr.miell,2 lugë të çajit tharëm buke,pak kripë,2 vezë,3 dcl.qumësht,2 lugë mjaltë,2 molla,50 gr.sheqer,marmelatë portokalli, 30 gr.gjalpë.


Përgatitja
:Përzihet mielli me tharëm, në mes qitet kripa, mjalti, vezët. Përzierja fillon nga mesi dhe gradualisht i shtohet qumështi derisa të bëhet një brum i butë. Lihet të qëndrojë 30 min. në temperaturë dhome (mbulohet me leckë kuzhine), ndërkohë qërohen mollët u hiqen farat dhe priten në katër pjesë. Në fëltere nxehet gjalpi dhe fërgohen fetat e mollës u shtohet sheqeri dhe vazhdon zierja në temperaturë mesatare përderisa të karamelizohen. Në fëlteren tjetër shkrihet pak gjalpë dhe fërgohen pallaqinkat. Në secilën pallaqinkë vihet nga një fetë molle dhe një lugë marmelatë, shërbehen përderisa janë të nxehta.

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.