MЁNYRA E ABDESIT

 
PURE ME MOLLĖ PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Albana   
e enjte. 13 gusht 2009

Nevojiten:1 kg.mollë,5 vezë,300 gr.sheqer pluhur,gjalpë.


Përgatitja:
Merren 1 kg.molla të tharta, lahen, qërohen dhe priten në katër pjesë,zihen në zjarr të ngadalshëm. Në ujin që zihen mollët shtohet 1 sheqer vanileje,.kur të zihen mollët, nxirren me kujdes nga uji kullohen dhe ndrydhen në formë pureje. Në një enë tjetër qesim 5 të bardhë të vezëve dhe 300 gr.sheqer pluhur mbi zjarr të ngadalshëm tunden me tel dore. Përzihen derisa të fitohet shkuma. Shkuma e fituar përzihet me pure të mollës.tërë masën e derdhni në tepsi të lyer me shumë gjalpë e futni në furrë të nxehtë dhe e pjekni për 25 min. Gjatë kësaj kohe nuk duhet hapur dera e furrës. Pasi të piqet e shërbeni të nxehtë të prerë në katrorë dhe të sheqerosur me sheqer pluhur.Këtë pure mund ta shërbeni edhe të ftohtë por e ndarë në pjata të thella të dekoruara me shllag.

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.