MЁNYRA E ABDESIT

 
Pastrimi i flokėve gėrsheta gjatė gjynybllėkut PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e martė. 11 gusht 2009



Pyetje:

A është e lejuar që të bëhet vetëm pastrimi i trupit e jo i flokëve nga xhunubllëku? Mua më duket që kam lexuar një hadith (nëse jam gabim Allahu më faltë!) që në kohën e Muhamedit alejhis selam gratë të cilat kanë pasur flokë shumë të gjatë dhe i kanë mbajtur ato të lidhura gërshet, për shkak të vështirësisë së larjes kanë hedhur vetëm një grusht ujë në maj të kokës ndërsa trupin e kanë pastruar të tërin. A është e vërtetë kjo? Nëse po, a mund edhe unë të veproj ashtu sepse unë kam flokë shumë të gjatë dhe të trashë dhe e kam shumë vështirë me i mbajt dhe është shumë vështirë me i ter. Ju faleminderit. Allahu ju shpërbleftë!



Pergjigje:

Alejkumus selam ve Rahmetullah!

Motër e nderuar, me gusël nënkuptojmë pastrimin e tërë trupit, përfshirë këtu edhe kokën. Madje kërkohet që të përfshihet në pastrim çdo vend në trupin e njeriut që ndoshta vështirë mund të depërtojë uji në ato vende si kërthiza, veshët etj.
Sa i përket femrave, që kanë flokë të gjata, ju lejohet që mos t'i shprishin flokët e tyre apo gërshetat përgjatë pastrimit – guslit prej xhynybllëkut, por kërkohet nga to që ta përcjellin ujin me majat e gishtave tek rrënjët e flokëve dhe mbi tubën e flokëve të qesin tri herë grushte me ujë. Pra, ashtu sipër flokëve të lidhura të hidhet ujë dhe kjo do të mjaftonte.    

Ummu Seleme, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka treguar se i kishte thënë të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, se unë jam një grua që i shtrëngoj gërshetat e flokëve, a duhet t'i shprish ato kur pastrohem nga xhynybllëku? I Dërguari më tha: "Jo, të mjafton të hedhësh mbi kokën tënde tre palë grushte me ujë, pastaj ta përfshish veten me ujë dhe pastrohesh." (transmeton Muslimi dhe të tjerët)

Nga ky hadith përfitojmë këtë lehtësim që nuk ka nevojë të shprishen flokët e gjata, por mjafton që të arrijë uji në rrënjët e flokëve dhe t'i përshkon gërshetat nga sipër. Disa dijetarë mendojnë se nëse uji nuk depërton fare nëpër flokë për shkak të dendësisë së tyre, atëherë duhet shprishur ato, sepse përfshirja e flokëve në gusël është gjë e domosdoshme. Për të mos mbetur flokët të papërfshira në larje, atëherë kërkohet që uji të depërtohet deri tek rrënjët e flokëve.

A vlen kjo gjë edhe kur pastrimi – gusli bëhet me rastin e përfundimit të ciklit menstrual, apo vetëm nga xhynybllëku? Dijetarët kanë mendime të ndryshme lidhur me këtë dhe një pjesë e konsiderueshme e tyre mendojnë se kjo vlen vetëm për pastrimin nga xhynybllëku, sepse është gjë më e shpeshtë, kurse pastrimi nga menstruacionet është një herë në muaj në përgjithësi, andaj kërkohet shprishja e flokëve me atë rast. Sikur që lejohet që femra në abdesin ditor t'i jep mes-h kokës sipër shamisë në raste të caktuara e nuk lejohet gjatë pastrimit.  

Allahu e di më së miri!


                                              Muhamed Dermaku

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.