MЁNYRA E ABDESIT

 
Po vjen Ramazani! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Albulena Bajrami   
e diel. 09 gusht 2009


Prapë po vjen, o Ramazan!
Sa gëzim për ne aman,
qe një vjet me padurim,
po të presim me gëzim.
 
Veç Allahu qoftë lavdëruar!
që këtë muaj e ka bekuar,
për njerëzinë kudo në botë,
Ramazanin që e ka dhuruar.
 
O sa shumë myslimanë,
lum për ty të gjithë po bëjnë!
Kanë filluar m’u përgatit,
sa më mirë ty me të prit.
 
Sa fort malli na është shtuar,
për ty o muaj i bekuar,
ne tërë vitin të përmendim
kur do vish Ramazan i uruar.
 
Ardhja jote na bën të lumtur,
se në ty gjendet mirësia,
ti je muaji më i mirë,
caktuar që të ka Perëndia.
 
Shpresë për ne je Ramazan,
Që Allahu të na shpëton,
me ty jetën të na lehtëson,
edhe shpirtrat të na i qetëson.
 
Veç Allahu qoftë lavdëruar!
që këtë muaj e ka bekuar,
për njerëzinë kudo në botë,
Ramazanin që e ka dhuruar.

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.