MЁNYRA E ABDESIT

 
Molla dhe vetitė e saj shėruese PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Eglantina Muēa   
e mėrkurė. 13 dhjetor 2006


Sipas përkufizimit të dhënë në enciklopedinë Ëikipedia, molla është një pemë fryti i së cilës, Malus domestica, përfshihet në familjen Rosaceae. Molla është ndër pemët më të kultivuara. Trungu i kësaj peme arrin një gjatësi prej 5-12 metra, frutat e së cilës piqen në vjeshtë.
Mollët mund të konservohen, mund të shtrydhen për t’u bërë lëng, ose mund të fermentohen për t’u bërë lëng molle ose uthull. Mollët janë edhe një përbërës i mirë në shumë ëmbëlsira. Ato gjithashtu mund të piqen ose të zihen.

Përfitimet shëndetësore
100 gramë mollë përmbajnë:
85 ml ujë
0.2 gr proteina
0.1 gr yndyrë (më shumë në fara)
11 gr sheqer (fruktozë, glukozë dhe sakarozë)
2 gr fibra
4 gr kripëra dhe minerale (kalium, fosfor, kalcium, natrium, magnez, hekur, jod, zink,  mangan dhe silic)
Energji 50 kcal 220 kJ

Dihet proverbi i vjetër: “Një mollë në ditë, e mban doktorin larg.” Studimet tregojnë se molla mund të ulë rrezikun e kancerit të prostatës dhe të mushkërive. Si shumë fruta,  molla përmban vitaminë C si dhe mund të ulë rrezikun e kancerit. Molla është një burim vitaminash dhe mineralesh.

Veprimet shëruese:
Molla ngadalëson plakjen, është e dobishme te ekzema e lëkurës, kapsllëku, sëmundjet e veshkave dhe të fshikëzës urinare. Nëse molla hahet në mëngjes e pastron organizmin. Nëse hahet në mbrëmje, ndihmon për gjumë më të mirë.
Kur kemi ndezje të fytit, është mirë që ta shpërlajmë atë me tretjen e fituar nga zierja e tri mollëve të grira në një litër ujë.
Të mos harrojmë se çdo kafshim i mollës është një lloj masazhi për mishin e dhëmbëve, pasi i forcon rrënjët e tyre dhe u jep dhëmbëve shkëlqim dhe bardhësi.

Përgatiti: Eglantina Muça
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.