MЁNYRA E ABDESIT

 
Ēfarė duhet tė bėj ai i cili ka thyer betimin? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 22 korrik 2009
  

Lartësuar qoftë Allahu


Betimi i qëllimt është ai betim i sigurt, zotim i qëllimt në Allahun që personi i bën duke iu referuar së ardhmes, se do të bëj ndonjë gjë, nuk do të bëj etj. Kur ky betim të thyhet athëherë duhet të shpaguhet. Shpagimi për thyerjen e betimit është, sikur se Allahu thotë, të ushqesh një rob, të veshësh apo të ushqesh dhjetë persona të varfër. Nëse kjo nuk është e mundur atëherë duhet të agjërosh tre ditë.

Allahu thotë: “ Allahu nuk ju merr në pegjegjësi për betimet e juaja të paqëllimta (për betim), por ju merr për ato që jeni zotuar qëllimisht. E shpagimi i tij (i betimit të bërë) është duke i ushqyer dhjetë të varfër me ushqim mesatar që ushqeni familjen tuaj, ose duke i veshur ata (të dhjetë), ose duke liruar një rob. E kush nuk ka mundësi t’i bëj këto, le të agjërojë tri ditë. Ky është shpagim për betimet tuaja kur i theni ato. Ruani betimet tuaja. Kështu Allahu ju sqaron dispozitat e veta, ashtu që jeni mirënjohës. [ Maide : 89 ]


Kështu personi duhet të zgjedhë në mes tre gjërash:  

1 – Të ushqesh dhjetë persona të varfër përafërsisht ashtu si ushqen familjen e tij. Nëse u shtron apo u jep atyre drekë apo darkë atëherë kjo do të ishte e majftueshme.

2 - Të veshësh dhjetë persona të varfër, që nënkupton t’i japësh secilit rroba që namazi të jetë i mundshëm  me to, kështu për mashkullin duhet të jepet rrobë e cila mbulon pjesën përmbi kërthizë gjerë përfundi gjunjëve, ndërsa për femrën duhet një  mbulese duke përfshirë edhe atë për kokë.

3 – Të lirosh një rob besimtarë.

Kush nuk ka mundësi të veprojë kështu atëherë duhet të agjërojë tre ditë një pas një. Shejh Uthejmani ka thënë: “ Nëse personi nuk mund të gjejë rob të liroj, ushqim apo rroba të jap atëherë ai duhet të agjëroje tri ditë pa ndërprerje. ”

Shumica e dijetarëve janë të pajtimit se nuk është e majftueshme të kompensosh (paguash për betimin e thyer) me para kesh. Sepse Allahu përmend ushqimin kështu që kompensimi duhet të behet me ushqim si dhe Allahu na ka dhënë mundësin e zgjedhjes në mes tri gjërave, e sikur të ishte e mundur të paguhej ajo vlerë atëherë zgjedhja nuk do të ishte e limituar në tri mundësi.

Dhe Allahu e di më së miri.

Marrë nga  www.islamqa.com
Përktheu: Z. Loxha

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.