MЁNYRA E ABDESIT

 
A ėshtė haram tė studioj nė “Banka dhe financa”? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e martė. 21 korrik 2009
Pyetje:

Edhe pse ende kam kohë të mendoj për studime në fakultet sepse jam në klasën e 10-të,  kam dëshirë që të studioj në drejtimin “BANKA DHE FINANCA”. Mirëpo një motër muslimane më tha se është haram krediti në banka. Dëshiroj të marr një përgjigje nga ju më gjerësisht për këtë çështje. Allahu ju shpërbleftë!


Përgjigje:

Fillimisht duhet të dini se bankat sot janë të ngritura dhe veprojnë me kamatë. Është e qartë se kamata është njëra ndër gjynahet e mëdha dhe puna me të është haram, e ndaluar. Allahu i Lartësuar thotë: Porse Allahu e ka lejuar tregtinë, kurse kamatën e ka ndaluar.” (Bekare, 275)

Ndërsa Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Kamata i ka 73 porta, më e lehta është sikur ai njeri të bëj marrëdhënie me nënën e tij.” (transmeton Ahmedi)

Gjithashtu ai ka thënë: “Largohuni prej shtatë mëkateve shkatërruese (rrënuese)”. Shokët e tij i thanë: ‘O i Dërguar i Allahut, cilat janë këto mëkate?’ (Ai) Tha: ”Të bërit rival Allahut (shirku), magjia (sihri), mbytja e njeriut që e ka ndaluar Allahu me përjashtim nëse këtë e kërkon drejtësia (e fesë), keqpërdorimi (ngrënia) i pasurisë së jetimit, ngrënia e kamatës, ikja nga fushëbeteja dhe shpifja ndaj grave të ndershme besimtare.” (Shënon Buhariu)

Dëshiroj t’ua kujtoj edhe një gjë, pasi që jeni ende në klasën e dhjetë mundohuni që sa më shumë të fitoni informacion dhe njohuri mbi Islamin në përgjithësi! Kjo do t’ju ndihmoj që më pas të orientoheni për studime. Gjithashtu ju kisha këshilluar që ta keni në bibliotekën tuaj librin “Hyrja në EKONOMI dhe FINANCAT ISLAME”.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.