MЁNYRA E ABDESIT

 
Drita e dijes PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Nazlije Maliqi   
e martė. 21 korrik 2009
  
 
 

Valët e detit më lëkundin 
gjersa puhinë pranverore shijoj
bukuritë në univers më mahnisin
e në lartësi thesaret që ndriçojnë vrojtoj.


Këto reflektime dritash në horizont
janë ndriçime mbi kështjellën e diturisë
zemra nga ambicjet më brof
sytë përshkojnë lart  arritjen e  krenarisë.


Kjo kështjellë e dijes që na tërheq
pamja e saj na mahnit
është një bukuri e fortifikuar me aq kujdes
ndërsa drita e saj arrin lartësit.


Por kjo dritë nuk ndriçon lehtë
drejt saj është një rrugë me peripeci,
drita e Allahut është me vlerë
andaj duhet fituar me mund e gjith kënaqësi.


Të mos venitim këto drita që shndrisin,
enigmën e dijes të zbërthejmë në tërësi
çelësin e suksesit le të kërkojmë me nxitim
e të hapim portat e ndriçuara me DITURI.
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.