MЁNYRA E ABDESIT

 
A ėshtė gjynah tė punoj si frizere? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e enjte. 16 korrik 2009

Pyetje:

A është gjynah të punoj si frizere?



P
ërgjigje:

E nderuara motër!

Shembulli juaj është sikur shembulli i njeriut i cili shet rrush. Dikujt ia shet në treg dhe dikujt në fabrikën e prodhimit të rakisë. Atëherë të parit i lejohet kurse të dytit i ndalohet. Ju gjatë punës si frizere i rregulloni dhe i zbukuroni gratë për ta shfaqur bukurinë dhe kur këto provokojnë njerëzit, kjo është e ndalur dhe padyshim që ju jeni pjesëmarrëse në haram. Por nëse i rregulloni gratë dhe ato ekspozohen vetëm burrave të vet kjo është e lejuar dhe keni fituar edhe shpërblim.
Nuk është e ndaluar të punosh si frizere me kusht që mos t’i ndihmosh gratë që vijnë në sallonin tuaj për ta hidhëruar Allahun e Lartësuar. Nëse ky kusht plotësohet (pra iu ndihmon atyre për ta hidhëruar Allahun) atëherë dije se kjo punë është e ndaluar “haram”, gjithashtu edhe fitimin e keni të ndaluar.

Allahu i Lartësuar thotë: “Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi! Frikësojuni Allahut, sepse Ai dënon ashpër.”(Maide, 2)



                                      Ulvi Fejzullahu

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.